Sip. Totale 580m2
Sip. e brendshme 300m2
Dhomat e gjumit 3
Kati 2
Statusi Në ndërtim
Lloji Vilë
E pa mobiluar
Shikime:60
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Ky projekt përfshin ndërtimin e katër vilave moderne dhe luksoze në kodrat në Gjirin e Lalzit ,
në vetëm 2 km distance nga bregdeti, një zonë që është bërë destinacion i preferuar për pushime dhe banim rezidencial. Ky kompleks është projektuar për të ofruar një ambient të qetë, privat dhe të sigurt për banorët e tij. Vendndodhja në një kodër të lartë siguron pamje spektakolare të detit Adriatik në njërën anë dhe të pyjeve të dendur dhe të liqenit ‘Topama’ në anën tjetër.
Kati Nëntokë (Sip. 110 m2)
• Garazhi: Garazhi në katin nëntokë është i pajisur për të akomoduar deri në dy automjete.
Hapësira është e siguruar me porta automatike, të cilat janë të kontrollueshme nga
distanca, duke ofruar siguri dhe lehtësi maksimale.
• Dhomë Teknike dhe Lavanderi: Hapësirat teknike janë dizajnuar për të siguruar
funksionimin efikas të sistemit të ngrohjes, ftohjes dhe ujitjes. Lavanderia është e pajisur
me të gjitha pajisjet e nevojshme për të ofruar një hapësirë të rehatshme për mirëmbajtjen
e rrobave.
• Ashensori dhe shkalla: Ashensori dhe shkalla spirale shërbejnë për lëvizjen vertikale
brenda vilës, duke siguruar qasje të shpejtë dhe komode në çdo kat.
• Tualeti: Një tualet plotësisht funksional për lehtësi gjatë qëndrimit në këtë kat.
Kati i Parë (Kuota 0.0 / Sip. 100 m2)
• Hyrja kryesore: Hyrje e dizenjuar për të mirëpritur banorët me një ndjesi hapësie dhe
dritë të bollshme nga fasada xhami.
• Zona "Open Space": Dhomë ndenjeje, kuzhinë dhe ambient ngrënieje janë të
organizuara në një hapësirë të madhe pa ndarje murale, duke krijuar një mjedis të
përbashkët dhe të hapur. Vetratat e mëdha xhami shtrihen nga dyshemeja në tavan, duke
siguruar pamje spektakolare dhe ndjesinë e hapësirës së shkrirë me natyrën jashtë. Zona
e ngrenies është e lidhur me verandën për të ofruar mundësinë e ushqimit në ambiente të
hapura gjatë ditëve të bukura.
• Tualet: Një tualet i madh dhe modern me të gjitha pajisjet e nevojshme për lehtësinë e
përdoruesve.
• Veranda dhe Pishina: Një verandë e madhe dhe një pishinë individuale me mozaik, e
rrethuar me bordurë mermeri dhe shtrim me pllakë gres porcelan, krijojnë një ambient
relaksues për pushim dhe rekreacion privat.
Kati i Dytë (Sip. 100 m2)
• Dhomat e Gjumit: Kati i dytë përfshin tre dhoma gjumi.
• Dhoma e gjumit kryesore: Një dhomë matrimoniale me tualet të integruar, e cila ka
pamje të drejtpërdrejtë nga deti përmes vetratës së madhe të xhamit.
• Dy dhoma të tjera gjumi: Një dhomë për 2-3 persona dhe një dhomë matrimoniale
tjetër, të dyja me akses në tualetin e përbashkët dhe pamje nga deti.
• Tualeti: Një tualet i dytë i organizuar në mënyrë funksionale për përdorim nga dhomat e tjera të gjumit.
Sipërfaqja totale: 580 m²
Sip. Njollës Ndërtesës: 102 m²;
Sip. Totale ndërtimi: 240 m²
Sip. Trualli - 200 m²
Për më tepër informacion apo vizitë në pronë, lutemi na kontaktoni!
Ashensor: Po
E pa mobiluar
Tualetet: 2
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM