APARTAMENT LUKSOZ 3+1+2+2 BALLKONE ME QERA TE RRUGA E DURRESIT! - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: IRG115508

APARTAMENT LUKSOZ 3+1+2+2 BALLKONE ME QERA TE RRUGA E DURRESIT!

1,200 € /Muaj

Sip. Totale  129m2

Sip. e brendshme  129m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Apartament

Plotesisht i mobiluar

Shikime:328

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Prane qendres se Tiranes, ne rrugen e Durresit, afer ambasades kineze ofrojme kete super apartament te investuar per qera. Apartamenti ndodhet ne katin e trete te nje pallati ekzistues por te mirembajtur. Shtrihet ne nje siperfaqe prej 129 metrash katror dhe eshte i organizuar ne nje sallon te madh hyres, kend gatimi, tre dhoma gjumi (ajo matrimoniale me tualet me ajrosje natyrale) dy depo, nje tualet dhe dy ballkone. Apartamenti eshte i super investuar nga e para.



Përshkrimi i Apartamentit:
Apartamenti është rikonstruktuar plotësisht, duke u rindërtuar nga e para me standarde të larta ndërtimi. Të gjitha muret janë termoizoluese, duke garantuar komoditet termik dhe eficencë energjetike. Instalimet elektrike dhe hidraulike janë të reja dhe të realizuara sipas standardeve italiane. Dritaret janë me dopio xham dhe të pajisura me grila veneciane për izolim akustik dhe termik të shtuar.
Përbërja e apartamentit:
3 dhoma gjumi, përfshirë një dhomë matrimoniale të pajisur me tre dollapë të mëdhenj: njëri prej tyre ka hapësirë dhe instalime të dedikuara për televizor, ndërsa i treti është i veçuar për këpucët. Dysheku në dhomën matrimoniale është “king size”, ndërsa dhomat e fëmijëve janë të mobiluara me krevate treçerekshe. Dhomat e fëmijëve janë të dyja të pajisura me dollapë të mëdhenj për rrobat dhe një raft/dollap për lodrat apo librat të pajisur me tavolinë pune. Të gjithë dyshekët janë të rinj.
Kuzhina është moderne, me dizajn bashkëkohor dhe funksional:
• Sipërfaqe të mbuluara me mermer 100%
• Pajisje elektroshtepiake të markave më të mira si Bosch
• Pjastër me induksion, me 5 vatra
• Lavastovilje
• Sistem filtrimi uji që ofron ujë në temperaturë ambienti, të ftohtë dhe të gazuar
Tualetet janë 2 në total, të pajisur me:
• Ngrohje dyshemeje nën pllaka
• Sanitare të teknologjisë më të re nga marka italiane SDR
• Njëri tualet me vaskë me hidromasazh, tjetri me dush cilësor premium
Shtesa të veçanta:
• Dy dhoma të dedikuara: një lavanderi me lavatrice dhe tharëse rrobash, dhe një depo me rafte organizuese
• Sistem kondicionimi Toshiba në çdo ambient. Ato janë të predispozuar për ndezje dhe fikje në distancë dhe janë të programueshëm, duke lejuar menaxhimin paraprak të klimës së shtëpisë sipas nevojave personale, edhe kur jeni larg.
• Bojlerë nga markat Bosch dhe Ariston
• Pajisje elektrike A+++, për konsum të ulët energjie
• Dysheme e shtruar me parket laminat cilësor në të gjithë apartamentin
• Dera kryesore e jashtme është e blinduar dhe e vendosur rishtazi para një viti
• Çdo dhomë është e pajisur me instalim për antenë satelitore, internet me fibër, si dhe shumë priza elektrike, të menduara për të ofruar komoditet dhe fleksibilitet maksimal. Ndriçimi i shtëpisë mund të ndizet nga hyrja dhe të fiket lehtësisht nga krevati, falë një sistemi të zgjuar kontrolli. Në të dy anët e krevatit ndodhen priza USB të integruara në komodinat, ideale për karikimin e pajisjeve pa pasur nevojë për përshtatës shtesë.

Ballkonet:
• Apartamenti ka dy ballkone të mëdhenj, me gjatësi rreth 10 metra, të dekoruar me vazo lulesh prej druri përgjatë gjithë gjatësisë
• Një strukturë druri është vendosur brenda ballkonit të dhomës së gjumit për vendosjen e vazove të brendshme
Mobilimi dhe siguria:
• Të gjitha mobiljet janë bërë me porosi, duke i dhënë shtëpisë një pamje unike dhe të personalizuar
Apartamenti është i predispozuar për instalimin e telekamerave dhe sistemit të alarmit, duke garantuar nivel të lartë sigurie

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 2

Dhomen e ndenjes:1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh