Sip. Totale 168m2
Sip. e brendshme 128m2
Dhomat e gjumit 2
Statusi Listimet e fundit
Lloji Apartament
Plotesisht i mobiluar
Shikime:183
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Apartament me qira në Farkë – Kati përdhe i një vile 3-katëshe në rezidencë ekskluzive buzë Liqenit te Farkes.
Siperfaqe e apartamentit: 128 m² sipërfaqe totale + 40 m² oborr privat
Organizimi: 2 dhoma gjumi,1 tualet, 1 depo, 2 poste parkimi
Në një nga rezidencat më të reja dhe më të kërkuara në zonën e Farkës, ofrohet me qira një apartament elegant dhe modern, i pozicionuar në katin përdhe të një vile 3-katëshe, pjesë e një komuniteti vilash elitare me standarde të larta ndërtimi, vetëm pak minuta larg nga qendra e Tiranës.
Karakteristikat e apartamentit:
Sallon i bollshëm open-space me kuzhinë të integruar dhe dalje direkte në verandë e oborr, i ndriçuar natyralisht dhe me pamje të qeta.
2 dhoma gjumi komode, me organizim funksional dhe dritare të mëdha.
1 tualet i pajisur me mobilie dhe pajisje sanitare moderne.
1 depo praktike, perfekte për ruajtje shtesë.
Oborr privat 40 m², si në pjesën e përparme ashtu edhe në atë të pasme të apartamentit – ofron gjelbërim, privatësi dhe mundësi për relaks apo aktivitete në natyrë.
2 vende parkimi të dedikuara, të pozicionuara brenda rezidencës.
Rezidenca dhe zona:
Komunitet i mbyllur me vila 3-katëshe, ndërtuar së fundmi me arkitekturë moderne dhe cilësi të lartë ndërtimi.
Siguri 24/7 dhe mirëmbajtje profesionale e ambienteve të përbashkëta.
Lokacion fantastik: pranë liqenit të Farkës, me shtigje për ecje, çiklizëm dhe ajër të pastër gjatë gjithë vitit.
Qetësi dhe privatësi absolute, larg zhurmës së qytetit, por me akses të shpejtë në rrugët kryesore dhe shërbimet urbane.
Ky apartament është zgjidhja ideale për individë, çifte apo familje që kërkojnë një stil jetese të rafinuar, ku natyra, eleganca dhe komoditeti bashkohen në një përvojë unike banimi.
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM