OPSIONE APARTAMENTESH NE SHITJE TE GLOW TOWER PRANE BULEVARDIT TE RI! - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: Neom117356

OPSIONE APARTAMENTESH NE SHITJE TE GLOW TOWER PRANE BULEVARDIT TE RI!

Çmimi sipas kërkesës

Sip. Totale  120m2

Sip. e brendshme  120m2

Dhomat e gjumit  2

Kati 10

Statusi  Në ndërtim

Lloji  Apartament

E pa mobiluar

Shikime:124

Ka hipoteke: Në proces certifikimi

Në dispozicion

Përshkrim

GLOW TOWER – BULEVARDI I RI, TIRANË❗️

Një destinacion i ri jetese dhe investimi në zemër të kryeqytetit!

E pozicionuar në një nga zonat më elitare dhe në zhvillim të shpejtë të Tiranës, pranë Bulevardit të Ri dhe në afërsi të një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, kjo kullë e re përfaqëson standardin më të lartë të jetesës urbane dhe investimit afatgjatë në pasuri të paluajtshme.

Ky projekt ambicioz përfshin 25 kate mbi tokë dhe 6 kate nëntokë, të zhvilluara nga një bashkëpunim midis një studioje ndërkombëtare prestigjioze dhe një prej emrave më të vlerësuar në arkitekturën shqiptare. Një vepër që ndërthur elegancën moderne me funksionalitetin maksimal.

Katet nën tokë:
• Katet -4, -5, -6 do të jenë të dedikuara për parkim privat për rezidentët.
• Katet -2 dhe -3 janë të rezervuara për funksione teknike.
• Katet -1 dhe 0 do të jenë në funksion të njësive tregtare dhe shërbimeve, me një lartësi mbresëlënëse prej 6 metrash, ideale për brand-e të njohura dhe biznese elitare.

Katet e banimit:
Apartamentet do të ofrojnë tipologji 1+1 dhe 2+1, të gjitha me veranda të bollshme dhe orientim optimal Lindje – Jug – Perëndim, duke garantuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
Lartësia e kateve të banimit është 3.45 metra, duke sjellë ndjesinë e luksit dhe hapësirës në çdo ambient.

Katet e sipërme:
Në 3 katet e fundit të kullës do të ndërtohet një strukturë moderne hotelerie, së bashku me një bar – restorant rooftop panoramik, që ofron pamje spektakolare të Tiranës.



Avantazhet kryesore të projektit:
• Lokacion premium pranë Bulevardit të Ri dhe institucioneve kyçe
• Projektim nga studio arkitekturore prestigjioze ndërkombëtare dhe shqiptare
• Orientim optimal i të gjitha apartamenteve
• Lartësi mbi standardin në të gjitha njësitë
• Strukturë e kombinuar banimi, tregtie dhe hotelerie
• Parkim i garantuar për çdo njësi banimi
• Leje ndërtimi e miratuar – nisja e ndërtimit planifikohet në fund të gushtit – fillim shtatori 2025
• Afat përfundimi 5 vite nga fillimi i punimeve



Faza më e mirë për të investuar!

Aktualisht, projekti ndodhet në fazat e para zhvillimore, çka e bën këtë momentin ideal për të përfituar nga një çmim fantastik për m².



Mos humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një prej zhvillimeve më ikonike që po formëson siluetën moderne të Tiranës.

Na kontaktoni për më shumë informacion mbi apartamentet në shitje, kushtet e pagesës dhe mundësitë e financimit.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

E pa mobiluar

Tualetet: 2

Dhomen e ndenjes:1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi