Sip. Totale 147m2
Sip. e brendshme 100m2
Statusi I Perdorur
Lloji Bar Restorant
Plotesisht i mobiluar
Shikime:169
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Shitet Bar-Lounge unik në një nga zonat më të frekuentuara turistike të Sarandës, i pozicionuar perfekt si për jetën e ditës ashtu edhe të natës.
Sipërfaqe totale: 147 m², e organizuar si më poshtë:
•104 m² ambient i brendshëm
•14 m² verandë
•24 m² kuzhinë
•2 tualete dhe depo
Karakteristika dhe pajisje:
•Ambienti është i arreduar me kujdes dhe stil të veçantë, me mobilie cilësore të markave më të njohura italiane.
•Çdo hapësirë ka sistem ajrimi të dedikuar, përfshirë sallën, kuzhinën dhe secilin tualet.
•Kondicioner për ngrohje dhe ftohje, që garanton rehati gjatë gjithë vitit.
•Banak elegant, i punuar me material premium, me ndriçim të brendshëm dhe të jashtëm, vitrinë të ngrohtë dhe të ftohtë.
Pajisje profesionale:
•2 frigoriferë linearë me gjatësi totale 7 m, •2 frigoriferë për birrë me krriko, •makineri akulli, •makineri larje gotash, •tavolinë kokteili, •tavolinë për DJ dhe karaoke.
•Sistemi i ndriçimit i projektuar me kujdes: •robotë ndriçimi që rrotullohen 360°, •ndriçim mural dhe nën dysheme, •të gjithë me çelësa të veçantë për kontroll të personalizuar.
•Sistem audio me foní të pastër, i përshtatur për akustikën e ambientit.
•Kuzhina është e pajisur me 2 furra (një për pica), zgarë elektrike për pjekje mishi, frigorifer për pica, kuzhinë gatimi, 2 frigoriferë të mëdhenj me 2 dhe 3 dyer, si dhe 2 dollapë frigoriferikë për pije. Totali: rreth 16 m frigoriferë në të gjithë ambientin.
•Ventilim efektiv nga një pajisje murale dhe dy pajisje tavanore.
•Sistem sigurie me 7 kamera që mbulojnë çdo hapësirë të rëndësishme.
Kapaciteti dhe organizimi:
•34 vende të ulura në tavolina brenda
•Bari me 8 karrige, që mund të akomodojë deri në 18 persona
•7 tavolina dyshe në verandë
•Kapacitet deri në 80 persona në këmbë
Përshkrim i përgjithshëm:
Ky ambient mund të quhet me plot gojën një vepër arti, ku modernja ndërthuret bukur me elemente antike, duke krijuar një atmosferë që kombinon relaksin me gjallërinë dhe të dukshmen me të padukshmen.
Funksional gjatë të gjitha stinëve, frekuentohet nga vendas dhe turistë të huaj. Është ambient ideal për të kaluar momente të paharrueshme, qoftë me shoqërinë apo me familjen.
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 2
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM