SHİTET APARTAMENT 3+1+2 NE RRUGEN 'DERVİSH HEKALİ'! - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: Metropol118730

SHİTET APARTAMENT 3+1+2 NE RRUGEN 'DERVİSH HEKALİ'!

179,000 €

Sip. Totale  106m2

Sip. e brendshme  106m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 5

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Apartament

Gjysme i mobiluar

Shikime:184

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Apartamenti ndodhet në katin e pestë banim dhe të fundit të një pallati ekzistues me tulla. Nje nga karakteristikat e vecanta qe ka apartamenti eshte se ka një lartësi rreth 3 m dhe mbi te gjitha është i mire investuar në detaje, si në hapësirat e brendshme të banimit, ashtu edhe në pjesën e tarracës, duke përdorur materiale ndërtimi cilësore dhe te markave me prestigjoze ne treg. Kjo bën të mundur evitimin e çdo problemi që lidhet me kushtet atmosferike, sipas stinëve të vitit, duke bere te mundur qe ne sezonin verore apartamenti te jet sa me i fresket dhe ne sezonin dımerore sa me ı ngrohte.

Organizimi dhe orientimi i apartamentit është shumë i mirë. Në hyrje ndodhet korridori qe bene shpërndarjen në të gjitha ambientet e tjera te banimit. Të gjitha dhomat e gjumit kanë dalje në ballkon, çka mundëson ndriçim natyral gjatë pjesës më të madhe të ditës, falë edhe orientimit Jug-Perëndim.

Zona ku ndodhet apartamenti është brenda Unazës së Vogël të qytetit, shume prane me Pazarin e Ri dhe ofron të gjitha shërbimet e nevojshme si trasportin urbane si dhe sherbimet e tjera istitucionale si cerdhe, kopshte,shkolla, universitete, qendra shendetesore, për një jetesë te rehateshme dhe sa me komode.

Apartamenti është një mundësi shumë e mirë, si për banim ashtu edhe për investim, pasi planimetria ta mundëson ndarjen në dy apartamente 1+1, të cilat mund të jepen lehtësisht me qira, duke marrë parasysh kërkesën e lartë te klienteve qe interesohen per apartament me qira në këtë zonë.

Apartamenti disponon dokumentacion të rregullt hipotekor dhe shitet pjesërisht i mobiluar.Apartamenti shitet edhe me kredi! Për më shumë informacion dhe për një vizitë në pronë, mund të më kontaktoni në numrin e telefonit.

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Gjysme i mobiluar

Tualetet: 2

Dhomen e ndenjes:1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi