Sip. Totale 1098m2
Sip. e brendshme 1200m2
Dhomat e gjumit 9
Kati 4
Statusi I Perdorur
Lloji Vilë
Plotesisht i mobiluar
Shikime:269
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Shitet Vilë Stil Toskana me Pishinë në Pezë – E Përshtatshme për Banim ose Bujtinë
Sipërfaqe Toke: 3000 m²
Sipërfaqe Ndërtimi: 1200 m², e organizuar në 3 kate;
Përshkrimi i Pronës:
Një pronë unike në stil Toskana, që ndërthur elegancën e arkitekturës mesdhetare me komoditetin modern. Vila ndodhet në një zonë të qetë dhe të gjelbër në Pezë, vetëm pak minuta larg Tiranës. E përshtatshme për banim familjar, bujtinë turistike, ose investim afatgjatë.
Kati i parë – Ambient i tipit open space, me mundësi organizimi sipas nevojave të klientit (ambient ndenjeje, restorant, aktivitet biznesi, etj.)
Kati i dytë – Përbëhet nga tre apartamente me sipërfaqe totale 350 m²
Kati i tretë – Organizohet në dy apartamente të veçanta
Karakteristika të Vilës:
Stil arkitektonik Toskana, me çati me tjegulla dhe fasadë në ngjyrat e tokës;
Totalisht e mobiluar;
Pishinë private e rrethuar me gjelbërim;
Sistem ngrohjeje me kaldajë;
Sistem ftohjeje me chiller;
Impiant për filtrimin e ujit;
Oborr i bollshëm dhe i mirëmbajtur, me mundësi për relaks dhe evente familjare;
Një pronë me karakter dhe atmosferë mesdhetare, që ofron qetësi, privatësi dhe stil. E gatshme për t’u banuar ose për t’u vënë menjëherë në funksion turistik.
Kontakto për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë.
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 11
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM