SHESIM HOTEL NE QENDER, SARANDE - Century 21 Albania
Sarande Sarandë Albania
ID e Pronës: PLUS123985

SHESIM HOTEL NE QENDER, SARANDE

1,150,000 €

Sip. Totale  350m2

Sip. e brendshme  350m2

Dhomat e gjumit  9

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Hotel

Plotesisht i mobiluar

Shikime:293

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Në një nga zonat më të kërkuara të qytetit bregdetar të Sarandës, ofrojmë për shitje një hotel të rinovuar, me dokumentacionin e rregullt. Ky është një investim gati për përdorim, me të ardhura të garantuara dhe një reputacion të shkëlqyer online.

Specifikat e pronës:
-Sipërfaqe totale : 350 m²
-Numri i kateve: 3
-Numri i dhomave: 9 dhoma gjumi
-Tualete: 9 tualete (një për çdo dhomë) + 1 shtesë në tarracë

Organizimi i ndërtesës:
Kati i Parë – Sipërfaqe 100 m²
-2 dhoma gjumi me tualete të dedikuara

Kati i Dytë – Sipërfaqe 172 m²
-7 dhoma gjumi me tualete brenda

Kati i Tretë (Tarracë):
-Kuzhinë e vogël funksionale
-Tualet shtesë
-Ambient i përshtatshëm për relaks, ngrënie apo organizime të vogla
-Pamje panoramike mbi qytet dhe dete.


Karakteristika & Përfitime:
-Totalisht i rinovuar.
-Xhiro e lartë dhe e dokumentueshme, pronari ofron të gjitha të dhënat financiare sipas kërkesës.
-I përdorur në platforma ndërkombëtare si Booking.com, me vlerësime të shkëlqyera nga klientët.
-Panele diellore për efikasitet energjie.
-Dokumentacion i rregullt, gati për kalim pronësie.

Mundësi Shtesë Investimi, Njësi Tregtare në Katin Përdhe
Pjesë e të njëjtës godinë ofrohet përfshirë në çmim edhe një dyqan në katin përdhe, me:

-Fasadë xhami drejt rrugës kryesore
-E përshtatshme për aktivitet tregtar, bar/kafe, agjenci turistike ose mini-market
-Shtesë ideale për ta kthyer hotelin në një qendër të plotë akomodimi & shërbimesh

Çmimi Total për të dyja pronat: 1,500,000 €

Ky është një investim i shkëlqyer për ata që kërkojnë të hyjnë direkt në tregun fitimprurës të turizmit në jug të Shqipërisë, me një strukturë që ka provuar suksesin dhe është gati për të vazhduar pa ndërprerje aktivitetin.

Vendndodhje:
-Prona ndodhet në një nga lagjet më të frekuentuara të Sarandës, pranë plazhit, rrugëve kryesore dhe atraksioneve turistike. Akses i shpejtë dhe i lehtë për vizitorët vendas dhe të huaj.

Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë, na kontaktoni !

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 10

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi