Apartament Modern 1+1 për Qira – Linja e Parë në Lungomare, Zona e “Rrapit”, Vlorë. - Century 21 Albania
Vlorë Albania
ID e Pronës: Coast126314

Apartament Modern 1+1 për Qira – Linja e Parë në Lungomare, Zona e “Rrapit”, Vlorë.

450 € /Muaj

Sip. Totale  75m2

Sip. e brendshme  68m2

Dhomat e gjumit  1

Kati 5

Statusi  I Perdorur

Lloji  Apartament

Shikime:33

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Apartament Modern 1+1 për Qira – Linja e Parë në Lungomare, Zona e “Rrapit”, Vlorë.

Ofrohet për qira një apartament 1+1 i mobiluar plotësisht, i pozicionuar në një nga zonat më elitare dhe të preferuara të qytetit – Lungomare, në zonën e “Rrapit”. Apartamenti ndodhet në katin e 5-të të një ndërtese të re, me cilësi të lartë ndërtimi dhe ashensor funksional.

Përshkrimi i pronës:
- Sipërfaqe neto: 68 m²
- Organizimi i brendshëm: Apartamenti përbëhet nga një korridor shpërndarës, një ambient ndenjeje me kuzhinë të integruar, një dhomë gjumi e bollshme, një tualet me dritare dhe një ballkon i madh me pamje të hapur nga deti dhe qyteti.
- Orjentimi: Jug-perëndim – me ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.
- Mobilimi: Pajisur me mobilie moderne dhe komode, të përzgjedhura me kujdes për të ofruar një ambient të ngrohtë dhe funksional.
- Pajisje: Sistemi i kondicionimit i instaluar; elektroshtepiake cilësore.
- Ndërtesa: E re, me mirëmbajtje të rregullt dhe hyrje të sigurt.

Avantazhet e zonës:
- Akses i menjëhershëm në det dhe shëtitoren e Lungomares
- Pranë faciliteteve kryesore: markete, farmaci, transport publik, restorante, zona rekreative
- Zonë e qetë, ideale për jetesë afatgjatë.

Disponueshmëri: Jepet për qira afatgjatë.
Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh