Sip. Totale 68m2
Sip. e brendshme 58m2
Dhomat e gjumit 1
Kati 4
Statusi I Perdorur
Lloji Apartament
Shikime:77
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Apartament për shitje në një nga zonat më të kërkuara të Golemit, vetëm 30 metra larg detit!
Ndodhet në katin e katërt të një ndërtese 5-katëshe dhe përbëhet nga:
• një sallë ndenjeje
• një dhome gjumi
• një tualet funksional dhe i mirë investuar,
• si dhe një ballkon
Ky apartament ndodhet në një kompleks rezidencial shumë të mirëmbajtur dhe të gjelbëruar, i rrethuar nga pemë, hapësira relaksi dhe një ambient i qetë që ofron privatësi dhe komoditet maksimal. Pozicioni i tij strategjik e bën ideal si për banim gjatë gjithë vitit, ashtu edhe si investim për pushime ose për qira sezonale.
Pallati është i mirëadministruar dhe së fundmi është pajisur me ashensor të ri, që garanton lehtësi dhe siguri në përdorim.
Apartamenti ka orientim lindor, duke përfituar ndriçim natyral gjatë gjithë paradites dhe një atmosferë të ngrohtë e të këndshme. Nga ballkoni ofrohet një pamje e bukur drejt pishinës dhe hapësirave të gjelbra përreth.
Apartamenti shitet i pamobiluar dhe pa sistem kondicionimi, duke i lënë blerësit mundësinë ta personalizojë sipas dëshirës dhe stilit të tij.
Ky është një opsion ideal për këdo që kërkon qetësi, komoditet dhe afërsi me detin, në një zonë që ofron ajër të pastër, gjelbërim dhe të gjitha kushtet për një jetesë cilësore apo për pushime relaksuese.
Ashensor: Po
Tualetet: 1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM