SHITET APARTAMENT 3+1+3 ME PAMJE DETI RESIDENCA DYRRAKIUM, DURRES ! - Century 21 Albania
Durrës Albania
ID e Pronës: Eon129290

SHITET APARTAMENT 3+1+3 ME PAMJE DETI RESIDENCA DYRRAKIUM, DURRES !

465,000 €

Sip. Totale  149m2

Sip. e brendshme  138m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 3

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Apartament

E pa mobiluar

Shikime:69

Ka hipoteke: Në proces certifikimi

Në dispozicion

Përshkrim

Ofrohet për shitje një apartament i gjerë dhe cilësor, i pozicionuar në një nga godinat tashmë të përfunduara të kompleksit të ri turistik, i cili përbëhet nga 18 godina moderne me infrastrukturë të zhvilluar dhe hapësira rekreative të standardit të lartë

Kompleksi ofron ambiente banimi, struktura shërbimi, hapësira për fëmijë, gjelbërim të bollshëm, restaurante si edhe një hotel me 5 yje ⭐. Parkimi nëntokësor është i aksesueshëm direkt nga godina dhe garanton siguri dhe komoditet për banorët

📍 Karakteristikat e Apartamentit
✔️ Tipologjia: 3+1+3 (3 dhoma gjumi + sallon me kuzhinë + 2 tualete + lavanderi)
✔️ Sipërfaqe e brendshme: 138.35 m²
✔️ Sipërfaqe totale: 149.40 m²
✔️ Common area: 11.04 m²

📍 Organizimi i brendshëm

Dhoma kryesore e gjumit me ballkon privat dhe tualet të dedikuar

Dhoma e dytë dhe e tretë e gjumit me pamje frontale nga deti

Sallon i bollshëm i bashkuar me kuzhinën, me dalje në ballkon dhe dritare panoramike me pamje direkte nga deti

Dhoma e lavanderisë e veçuar

Tualet i dytë për mysafirë

Gardërobë pranë hyrjes, në anën e majtë

Zona e ndenjjes ndodhet në anën e djathtë të hyrjes

📍 Përparësitë kryesore
✔️ Pamje panoramike frontale nga deti Adriatik
✔️ Planimetri funksionale dhe hapësira të mëdha të ndriçuara natyralisht
✔️ Kompleks modern me gjelbërim dhe infrastrukturë të zhvilluar
✔️ Akses i shpejtë në shërbime, restaurante dhe hotelin 5★ brenda kompleksit
✔️ Parkim nëntokësor i dedikuar për banorët

Ky apartament është një zgjedhje ideale për banim familjar ose si investim, falë pozicionit, cilësisë së ndërtimit dhe kërkesës së lartë për prona me pamje nga deti në zonën e Durrësit

Per nje vizite ne prone me shume informacione na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

E pa mobiluar

Tualetet: 3

Dhomen e ndenjes:1

Karakteristikat dhe Komoditetet

dera e zjarrit

Ashensor

Zonë Historike

Transport Publik

Supermarket

Hapsira te gjelbera

Market

gjimnaz

pranë plazhit

pamje nga deti

c21al-new.terrace

Kopsht

Garazh

parkim i hapur

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi