Penthouse luksoz për shitje tek Rose Garden Residence, pranë Qendrës Tregtare TEG – Tiranë - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: smart129514

Penthouse luksoz për shitje tek Rose Garden Residence, pranë Qendrës Tregtare TEG – Tiranë

550,000 €

Sip. Totale  318m2

Sip. e brendshme  137m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Penthouse

Plotesisht i mobiluar

Shikime:160

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Ofrohet për shitje një penthouse ekskluziv, i pozicionuar në katin e tretë të një ndërtese moderne, në një nga rezidencat më të kërkuara pranë Qendrës Tregtare TEG, Tiranë. Prona përfaqëson një kombinim perfekt mes luksit, komoditetit dhe privatësisë.

Penthouse ka një sipërfaqe neto prej 137.3 m², sipërfaqe bruto prej 158 m², dhe sipërfaqe totale 318 m², ku spikat një verandë panoramike prej 160 m², ideale për relaks, organizim eventesh familjare apo momente rekreative në ambient të hapur.

Organizimi i brendshëm përfshin:

3 dhoma gjumi

Sallon të bollshëm dhe të ndriçuar natyralisht

Playroom

2 tualete

Jacuzzi

2 ballkone

Depo funksionale

Prona ofrohet e mobiluar totalisht, me mobilim të ri, luksoz dhe të papaerdorur, e gatshme për banim të menjëhershëm. Ndërtim i vitit 2025, me standarde bashkëkohore dhe certifikatë pronësie të rregullt.

Në çmim përfshihen gjithashtu 2 garazhe, duke garantuar komoditet dhe siguri maksimale.

E përshtatshme si për banim, ashtu edhe për investim rezidencial me vlerë të lartë.

Për më shumë informacion apo për një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 2

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi