VILE ELEGANTE NE SHITJE TE REZIDENCA COLLINA VERDE PRANE TEG - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: EAST131505

VILE ELEGANTE NE SHITJE TE REZIDENCA COLLINA VERDE PRANE TEG

999,000 €

Sip. Totale  815m2

Sip. e brendshme  337m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 3

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Vilë

Shikime:1186

Ka hipoteke: Në proces certifikimi

Në dispozicion

Përshkrim

Një pronë me hapësira të bollshme, ndriçim natyral dhe mundësi personalizimi, në një ambient rezidencial të konsoliduar.

Në rezidencën Collina Verde, pranë TEG, ofrohet për shitje një vilë individuale me arkitekturë elegante, organizim funksional në tre nivele dhe oborr privat.

Vila karakterizohet nga ambientet e bollshme, vetratat e mëdha dhe lidhja e drejtpërdrejtë e hapësirave të brendshme me verandat dhe oborrin.

Karakteristikat kryesore

- Sipërfaqe e brendshme: 337 m²
- Sipërfaqe oborri privat: 478 m²
- Organizimi: 3 kate (−1, 0, +1)
- 3 dhoma gjumi
- 2 ambiente multifunksionale
- 4 tualete
- 2 vende parkimi
- Veranda dhe hapësira të jashtme private

Organizimi sipas kateve

-Kati −1 Hapësira multifunksionale

Ky nivel përfshin ambiente të bollshme me ndriçim natyral dhe dalje drejt verandës dhe oborrit.
Hapësirat mund të përshtaten si ambiente ndenjeje, studio pune, dhoma për miq, palestër private apo ambiente argëtimi, sipas nevojave.
Në këtë nivel ndodhen gjithashtu ambientet teknike, lavanderia dhe tualeti.

-Kati 0 Zona e ditës

Kati përdhe është konceptuar për jetën e përditshme dhe pritjen e miqve.
Përfshin një sallon të bollshëm, zonën e gatimit dhe ngrënies, tualet dhe dalje në verandë.
Dritaret e mëdha sigurojnë ndriçim natyral dhe krijojnë një lidhje harmonike me ambientin e jashtëm.

-Kati +1 Zona e fjetjes

Ky kat përfshin 3 dhoma gjumi, ndër të cilat dhoma matrimoniale me garderobë dhe tualet privat.
Dy dhomat e tjera të gjumit kane një tualet i përbashkët ne korridor
Dhomat karakterizohen nga ndriçimi natyral dhe daljet në ballkone.

-Gjendja e pronës

Vila ka sistem te jashtem kapote per termoizolimte larte.
Vila ka të realizuara një pjesë të konsiderueshme të punimeve të brendshme, përfshirë parketin, dyert , pajisjet sanitare,sistemin e vetratave dhe grilave elektrike
Disa instalime dhe elemente përfundimtare mbeten për t’u realizuar, duke i ofruar blerësit mundësinë ta përshtatë pronën sipas preferencave dhe standardeve të tij.

-Ambientet e jashtme

Oborri privat krijon mundësi për organizimin e një hapësire të gjelbëruar, zone relaksi apo pishine, në varësi të projektit të ardhshëm .

Pozicionimi brenda rezidencës dhe afërsia me TEG e bëjnë pronën një alternativë interesante për familjet që kërkojnë hapësirë dhe privatësi pranë Tiranës.

Çmimi: 999,000 €

Për informacion të detajuar dhe vizitë në pronë ju lutem na kontaktoni

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Tualetet: 4

Dhomen e ndenjes:1

Sip. Toke: 478

Karakteristikat dhe Komoditetet

Qender Tregtare

Policia

Shkolle

Transport Publik

Supermarket

Farmaci

Hapsira te gjelbera

Autostrade

Banke

gjimnaz

Karburant

Pishina

pamje nga mali

pamje nga kopshti

Kopsht

Gym

parkim i hapur

Ndriçimi Publik

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.