Sip. Totale 620m2
Sip. e brendshme 299m2
Dhomat e gjumit 3
Kati 3
Statusi Listimet e fundit
Lloji Vilë
Shikime:238
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Shesim vilë moderne në Blin Residence, një nga rezidencat më të kërkuara pranë Liqeni i Farkës, që ofron një stil jetese të qetë dhe luksoz në harmoni me natyrën. Vila është individuale dhe organizohet në 3 kate me planimetri funksionale, ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral maksimal, duke garantuar komoditet dhe privatësi për jetesë familjare.
Ajo ka një sipërfaqe neto prej 298.6 m² dhe sipërfaqe bruto 620.1 m², me orientim Lindje–Perëndim.
Organizimi përfshin:
kati -1 me sallon ndenje, lavanderi dhe tualet;
kati 0 me sallon, kuzhinë dhe tualet;
kati 1 me 3 dhoma gjumi dhe 2 tualete.
Vila është pjesë e një rezidence të re buzë liqenit, e pajisur me vetrata termike dhe akustike, duke ofruar standard të lartë ndërtimi dhe infrastrukturë moderne. Kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale si për banim cilësor ashtu edhe për investim në një nga zonat më elitare të Tiranës.
Për informacione ose një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Jo
Tualetet: 4
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM