VILË UNIKE PËR SHITJE NË PETRELË - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: Neom135470

VILË UNIKE PËR SHITJE NË PETRELË

2,200,000 €

Sip. Totale  2500m2

Sip. e brendshme  540m2

Dhomat e gjumit  4

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Shikime:41

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Ofrohet për shitje një vilë unike në Petrelë, e sapopërfunduar, e pozicionuar në një zonë shumë private, të qetë dhe me akses të shkëlqyer pranë rrugës kryesore.

Vila është projektuar me kujdes në çdo detaj nga një studio dizajni dhe ndërtuar me materiale bashkëkohore e cilësore, duke ofruar standard të lartë jetese, privatësi dhe komoditet maksimal.

Vila ka një sipërfaqe trualli prej 2500 m² dhe 540 m² sipërfaqe banimi. Një nga avantazhet kryesore është sistemi solar i instaluar me kapacitet të lartë, i cili mbulon në masë të konsiderueshme kostot e energjisë elektrike.

Në ambientet e jashtme spikat pishina e madhe me stil ekologjik natyral, e konceptuar me zona të ndryshme shfrytëzimi, ujëvarë dekorative dhe një bazen të veçantë me korale për peshq akuariumi. Gjithashtu, prona ofron një zonë relaksi pranë pemëve, me pamje të mrekullueshme nga lumi.

Organizimi i vilës:

Kati -1

-Sallë lojërash
-Palestër
-Tualet
-Lavanderi
-Magazinë ushqimesh me izolim ekstra

Kati 0 dhe Kati 1
-2 sallone të mëdha me stile të ndryshme arredimi
-Pishinë e brendshme dimërore
-3 tualete
-4 dhoma gjumi
-Kuzhinë e madhe me dalje në verandë

Kjo vilë është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një pronë ekskluzive, me hapësira të bollshme, qetësi, natyrë dhe standard të lartë ndërtimi, shumë pranë Tiranës.

Për informacione të mëtejshme ose për një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni.

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Tualetet: 4

Dhomen e ndenjes:2

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi