Shitet Vilë 2-Katëshe në Farkë, pranë Liqenit – Zonë Elitare - Century 21 Albania
Farke e madhe Tirana Albania
ID e Pronës: EL135727

Shitet Vilë 2-Katëshe në Farkë, pranë Liqenit – Zonë Elitare

630,000 €

Sip. Totale  324m2

Sip. e brendshme  154m2

Dhomat e gjumit  5

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Shikime:59

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Në një nga zonat më elitare dhe të preferuara rezidenciale, pranë Liqenit të Farkës dhe me akses të menjëhershëm në Unazën e Madhe, shitet kjo vilë unike që ofron standard të lartë jetese, privatësi dhe komoditet maksimal.

Vila është 2-katëshe, me organizim funksional dhe hapësira të bollshme, ideale për jetesë familjare:

Kati i parë:

Sallon i madh me ndriçim natyral dhe dalje në verandë
Kuzhinë e veçuar
2 dhoma gjumi
1 tualet
1 ballkon

Kati i dytë:

3 dhoma gjumi
3 tualete
3 ballkone

Ambienti i jashtëm është i kuruar në detaje dhe i konceptuar për relaks dhe argëtim:

Oborr i gjelbëruar me sistem ujitjeje (pus funksional)
Zonë barbekju dhe veranda të bollshme
Dhomë magazinimi dhe tualet i jashtëm
Privatësi e plotë dhe mundësi për personalizim (p.sh. pishinë)

Zona e Farkës ofron qetësi, ajër të pastër dhe afërsi me natyrën, duke e bërë këtë pronë ideale për banim afatgjatë ose investim.

Një mundësi e shkëlqyer për të investuar në një vilë me standard të lartë jetese.

Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Tualetet: 4

Sip. Toke: 250

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi