Sip. Totale 114m2
Sip. e brendshme 98m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 3
Statusi Listimet e fundit
Lloji Penthouse
E pa mobiluar
Shikime:56
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Ofrohet për shitje penthouse i pozicionuar në një nga rezidencat më unike dhe luksoze në Vlorë, buzë Lungomare 3. Kompleksi përbëhet nga palazzine 3-katëshe dhe karakterizohet nga arkitekturë moderne, ambiente të mirëorganizuara, të rrethuara nga hapësira të gjelbra dhe kopshte me pemë dekorative. Vendndodhja është mjaft e favorshme, vetëm 3 minuta në këmbë nga plazhi.
Penthouse-i ndodhet në katin e fundit të një prej palazzinave, duke ofruar qetësi, privatësi dhe pamje panoramike të hapura nga deti, qyteti, ishulli dhe gadishulli.
Karakteristikat
Prona organizohet në mënyrë funksionale duke nisur nga një korridor hyrës i vogël që shpërndan ambientet. Zona e ditës përbëhet nga një sallon i bollshëm me fasadë xhami, i cili mundëson ndriçim natyral maksimal dhe pamje spektakolare, me dalje direkte në verandën e madhe. Veranda përbën një nga pikat më të forta të pronës, ideale për relaks apo socializim.Zona e nates përfshin dy dhoma gjumi, ku njëra prej tyre ofron pamje të drejtpërdrejtë nga deti dhe dalje në verandë, ndërsa dhoma tjetër ka orientim nga lindja. Apartamenti disponon dy tualete, ku njëri është i pozicionuar brenda dhomës se gjumit , ndërsa tjetri është tualet kryesor.
Prona dorëzohet e përfunduar brenda një muaji nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Apartamenti vjen i përfunduar sipas preferencës së klientit, me zgjedhje midis pllakave ose parketit, dyer të brendshme të instaluara, tualete të përfunduara si dhe celsa elektrike, duke e bërë gati për mobilim.
Në dispozicion është gjithashtu post parkimi me çmim ekstra prej 35,000 euro.
Kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale për investim ose banim elitar, duke kombinuar vendndodhjen strategjike, cilësinë e ndërtimit dhe stilin modern të jetesës.
Per me shume informacion ose shoqerim ne prone ju lutem na kontaktoni.
Ashensor: Po
E pa mobiluar
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes:1
pamje nga deti
Pamje nga qyteti
pamje nga plazhi
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM