Sip. Totale 83m2
Sip. e brendshme 69m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 3
Statusi Në ndërtim
Lloji Apartament
Shikime:18
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Ofrohet për shitje një apartament 2+1 në një projekt rezidencial cilësor në zonën e Institut, Kamëz. Objekti është në fazat e fundit të ndërtimit dhe pritet të përfundojë brenda pak muajsh, duke garantuar standarde moderne ndërtimi dhe komoditet maksimal për banorët.
Godina është 9 kate e lartë, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 4518 m², e konceptuar për të ofruar ambiente funksionale dhe të mirëorganizuara.
Sipërfaqet:
Sipërfaqe totale: 82.9 m²
Sipërfaqe e brendshme: 68.5 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 11.2 m²
Verandë: 3.2 m²
Fasada e objektit është e projektuar me thyerje të shumta dhe dritare të larta, duke krijuar një pamje moderne dhe elegante. Ajo është trajtuar me kombinime materialesh të ndryshme dhe e veshur me sistem kapot (polisterol), duke siguruar izolim shumë të mirë termik dhe efikasitet energjetik.
Apartamentet përfitojnë ndriçim natyral të bollshëm dhe fushë-pamje falë verandave dhe ballkoneve të projektuara me kujdes. Përreth objektit është menduar një shëtitore, e cila rrit ndjeshëm cilësinë e jetesës dhe i shton vlerë njësive të shërbimit në katin përdhe, me akses direkt nga rruga kryesore.
Një mundësi ideale për banim komod ose investim në një zonë në zhvillim të shpejtë, me akses të lehtë drejt Tiranës dhe faciliteteve kryesore.
Ashensor: Po
Tualetet: 1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM