Sip. Totale 255m2
Sip. e brendshme 120m2
Dhomat e gjumit 3
Statusi I Perdorur
Lloji Apartament
Plotesisht i mobiluar
Shikime:89
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Në një nga rezidencat më cilësore dhe të sigurta të Tiranës, në zgjatimin e Rezidencës Kodra e Diellit 1, ofrohet për qira një apartament ekskluziv 3+1 me post parkimi dhe oborr privat.
Apartamenti karakterizohet nga hapësira të bollshme, investim maksimal në cilësi dhe një mobilim modern e të kuruar në çdo detaj.
Organizimi:
Sallon i madh ndenje me ndriçim natyral
Ambient gatimi i integruar
Dhomë gjumi matrimoniale (master) me garderobë dhe tualet të dedikuar
Dhomë gjumi me krevat dopio
Dhomë gjumi për fëmijë
Tualet i përgjithshëm
Oborr privat me dalje nga të gjitha ambientet
Cilësime & Investime:
Vetrata quadruplex për izolim maksimal akustik dhe termik
Instalime hidraulike dhe elektrike tërësisht të rinovuara (multistrat cilësor)
Elektroshtepiake premium, ndër të cilat spikat marka SMEG
Grila metalike me sistem elektromotor
Mobilim modern dhe cilësor, i realizuar me porosi
Oborri – një vlerë e shtuar unike:
Një hapësirë e kuruar që ofron komoditet maksimal, ku:
Një pjesë është e shtruar si verandë për relaks dhe vakte në ajër të hapur
Janë të instaluara linjat për lavaman
Ekziston mundësia për ndërtimin e një këndi barbeque
Ky apartament është zgjedhje ideale për familje që kërkojnë komoditet, privatësi dhe cilësi të lartë jetese në një nga zonat më të preferuara të qytetit.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni në numrin e telefonit.
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 2
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM