Sip. Totale 2500m2
Sip. e brendshme 1827m2
Statusi Listimet e fundit
Lloji Komercial
Shikime:48
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Jepet me qira godinë 3-katëshe vetem 3 km larg qendres se tiranes, në një lokacion strategjik në zonën e Tufinës / Myslym Keta, buzë rrugës kryesore me qarkullim të lartë automjetesh, ideale për showroom, zyra, biznes, magazinim apo aktivitete të ndryshme tregtare dhe industriale, hotele ,shkolla etj
Objekti ka sipërfaqe prej 609 m² për çdo kat dhe ofron organizim funksional me hapësira open space, të përshtatshme për personalizim sipas aktivitetit. Katet aksesohen lehtësisht edhe me shkalle te jashtme dhe godina është e pajisur me ashensor industrial me kapacitet 1500 kg.
Kati 0 është i arreduar dhe shumë i përshtatshëm për showroom, ekspozim produktesh apo ambient pritjeje biznesi, me qira prej 4000 euro/muaj.
Kati 1 dhe kati 2 janë open space dhe mund të jepen edhe veçmas, me çmim 6000 euro/muaj
Prona ofron gjithashtu mundësi parkimi të bollshme pranë godinës. Ngjitur me objektin ndodhet edhe një kapanon me sipërfaqe 1100 m² dhe lartësi 5.5 m, i cili mund të shfrytëzohet në funksion të aktivitetit të godinës, me çmim ekstra.
Karakteristika:
* Godinë 3-katëshe
* 609 m² secili kat
* Kati 0 i arreduar për showroom
* Katet 1 & 2 open space
* Ashensor industrial 1500 kg
* Parkim i bollshëm
* Kapanon 1100 m² me lartësi 5.5 m
* Lokacion buzë rruge kryesore
* I përshtatshëm për showroom, magazinë, fasoneri, zyra, logjistikë etj.
Për më shumë informacion ose vizitë në pronë, kontaktoni.
Ashensor: Po
Tualetet: 3
Sip. Toke: 2000
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM