Eksluzive! Godinë Multifunksiole 2-Katëshe për Shitje,në Vorë! - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: OKS142440

Eksluzive! Godinë Multifunksiole 2-Katëshe për Shitje,në Vorë!

1,200,000 €

Sip. Totale  3200m2

Sip. e brendshme  1200m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 2

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Komercial

Shikime:359

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Eksluzive! Godinë Multifunksiole 2-Katëshe për Shitje,në Vorë!

Ambient pozicionohet në rrugë dytësore Vorë-Marikaj.

Prona ka një sipërfaqe totale prej 2000 m² truall dhe sipërfaqe ndertimi 1200 m², duke ofruar fleksibilitet maksimal për përshtatje sipas nevojave të çdo aktiviteti.

Ofrohet për shitje një objekt i ndërtuar me standarde të larta teknike dhe konstruktive, duke respektuar plotësisht projektin e miratuar. Prona është projektuar për të garantuar qëndrueshmëri, efikasitet energjetik dhe funksionalitet maksimal, duke e bërë të përshtatshme për aktivitet industrial, magazinim, logjistikë apo biznese të ndryshme.

Objekti organizohet me 1 kat podrum dhe 2 kate mbi tokë, i mbështetur mbi një themeli pllakë betoni me trashësi 1 metër, ndërsa muret anësore prej betoni të armuar me trashësi 30 cm janë betonuar në vend, të hidroizoluara me karton katrama dhe të pajisura me sistem drenazhimi me çakull dhe tuba drenazhues, duke garantuar mbrojtje maksimale nga lagështira.

Muratura e jashtme është realizuar me tulla termike 20×25 cm, ndërsa në të gjitha hapjet janë përdorur arkitrarë betoni 20 cm, duke rritur rezistencën strukturore të objektit.

Bodrumi është përfunduar me beton industrial të niveluar me helikopter, i trajtuar me kuarc në ngjyrë gri betoni, ndërsa muret janë stukuar me materiale premium Viopatch Penetron dhe janë lyer me bojë cilësore, duke krijuar një ambient të pastër dhe të qëndrueshëm.

Në çati është realizuar një sistem i avancuar termoizolimi me XPS 10 cm, shtresë avullizoluese, dy shtresa gjeotekstili dhe membranë PVC 1 mm, ndërsa parapetet janë hidroizoluar me materiale bikomponente dhe të përfunduara me kapuç alumini për mbrojtje afatgjatë të fasadës.

Fasada është ndërtuar me sistem kapotë termike XPS 8 cm, e përfunduar me grafiato akrilike cilësore dhe pigment sipas kodit RAL. Të gjitha dritaret janë pajisur me davancale graniti me trashësi 2 cm.

Sheshi përreth objektit është projektuar për të përballuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Ai është ndërtuar mbi një bazë prej 1 metri çakull të ngjeshur, i mbuluar me 25 cm beton të armuar, i trajtuar me aditiv antikapilaritet, i niveluar me helikopter dhe i pajisur me joint termik, duke eliminuar rrezikun e plasaritjeve.

Porta kryesore është metalike, e galvanizuar dhe e trajtuar kundër korrozionit, duke garantuar jetëgjatësi dhe siguri maksimale.

Objekti është gjithashtu i pajisur me profile termike Everest me dopio xham, ndërsa xhamat janë Sunguard 30% transparent, të cilët ofrojnë izolim të shkëlqyer termik dhe kontroll optimal të rrezatimit diellor.

Ky është një investim i ndërtuar me kujdes në çdo detaj, duke përdorur materiale cilësore dhe teknologji moderne, i gatshëm për t’iu përshtatur një game të gjerë aktivitetesh biznesi.

📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, ju lutem na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Tualetet: 3

Sip. Toke: 2000

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi