Jepet me Qira Apartament 2+1+2 me Post Parkimi – Kompleksi Xheluks, Rr. e Elbasanit - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: WEST144266

Jepet me Qira Apartament 2+1+2 me Post Parkimi – Kompleksi Xheluks, Rr. e Elbasanit

1,100 € /Muaj

Sip. Totale  123m2

Sip. e brendshme  106m2

Dhomat e gjumit  2

Kati 4

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Apartament

Shikime:147

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Ofrohet për qira apartament 2+1 + 2 tualete, i pozicionuar në një nga komplekset më të kërkuara dhe cilësore të zonës, Kompleksi Xheluks, në Rr. e Elbasanit. Apartamenti është i pabanuar më parë, ofron një qetësi maksimale, ajër të pastër dhe pamje të hapur e relaksuese.

Apartamenti ndodhet në katin e 4-t të banimit dhe ka orientim lindje, duke garantuar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës.

Karakteristikat kryesore:

Sipërfaqe neto: 106 m²
Sipërfaqe bruto: 123 m²
Tipologji: 2+1 + 2 tualete
Ballkon
Kati: 4
Orientimi: Lindje
1 post parkimi i përfshirë në çmim
Mundësi për një post të dytë parkimi me kosto shtesë

Apartamenti jepet me qira i mobiluar dhe është investuar deri në detaje me materiale dhe pajisje të cilësisë së lartë, duke e diferencuar dukshëm nga apartamentet standarde të kompleksit.

Investime dhe avantazhe ekstra:

• Kuzhinë moderne e pajisur me elektroshtepiake cilësore
• Parket laminat AC6, me rezistencë dhe cilësi të lartë
• Mobilim bashkëkohor dhe i personalizuar
• Sistem ndriçimi dekorativ dhe funksional
• Sistem kondicionimi multisplit, që ofron komoditet, efikasitet energjetik dhe kontroll të pavarur të temperaturës në çdo ambient
• Tualete të investuara me materiale premium
• Punime dhe detaje shtesë të realizuara jashtë standardeve të ndërtuesit

Një mundësi ideale për familje ose individë që kërkojnë qetësi, komoditet, cilësi ndërtimi, siguri dhe jetesë në një nga rezidencat më prestigjioze të Tiranës.

📞 Për më shumë informacion ose për të rezervuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 2

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh