Vilë 3-Katëshe për Shitje ne Rrashbull - Century 21 Albania
Durrës Albania
ID e Pronës: epidamn144657

Vilë 3-Katëshe për Shitje ne Rrashbull

330,000 €

Sip. Totale  429m2

Sip. e brendshme  429m2

Dhomat e gjumit  4

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Gjysme i mobiluar

Shikime:20

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Vilë tre-katëshe per shitje ne rrashbull një mundësi e shkëlqyer për të krijuar shtëpinë tuaj të ëndrrave. E ndodhur në një truall të bollshëm, kjo pronë kombinon hapësira të mëdha të brendshme me një oborr të gjerë, duke e bërë ideale si për banim të përhershëm, ashtu edhe për pushime.

Vila disponon:

4 dhoma gjumi;
2 tualete;
një kuzhinë të brendshme funksionale;
një ambient të veçantë për kuzhinë verore dhe BBQ;
një hapësirë shtesë që mund të përdoret si punishte, depo ose studio.

Ballkonet e mëdha në çdo kat ofrojnë hapësira të këndshme për relaks, ndërsa papafingot krijojnë mundësi shtesë për organizimin e ambienteve sipas dëshirës – dhoma gjumi, zyrë, bibliotekë apo kënd pushimi.

Pjesa e jashtme e pronës ofron gjithçka që nevojitet për një jetesë komode:

Garazh privat;
Oborr i madh me hapësirë për parkimin e disa automjeteve;
Ambient i dedikuar për BBQ;
Hapësirë për kopsht ose pemë dekorative;
Mundësi për ndërtimin e një pishine private;
Privatësi dhe qetësi.

Vila ka nevojë për një rinovim të lehtë, i cili do t'i lejojë pronarit të ri ta përshtasë sipas stilit dhe preferencave të tij, duke ruajtur strukturën solide dhe organizimin funksional të ambienteve.

Kjo pronë është një mundësi ideale si për një familje të madhe, ashtu edhe për ata që kërkojnë një investim me potencial të lartë. Pas rinovimit, vila do të shndërrohet në një shtëpi të mrekullueshme, ku komoditeti, privatësia dhe jeta në natyrë bashkohen në mënyrë perfekte.

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Gjysme i mobiluar

Tualetet: 2

Sip. Toke: 500

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi