Sip. Totale 66m2
Sip. e brendshme 57m2
Dhomat e gjumit 1
Kati 1
Statusi I Perdorur
Lloji Apartament
Plotesisht i mobiluar
Shikime:74
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Ofrohet për shitje një apartament elegant 1+1, i pozicionuar në një nga komplekset rezidenciale më të qeta dhe të mirëadministruara të Radhimës, me dalje direkte në plazhin e kristaltë me gurë të zonës.
Prona ka një sipërfaqe prej 56.7 m² neto dhe 66 m² bruto, ndodhet në katin e parë nga toka dhe gëzon orientim perëndimor, duke ofruar ndriçim natyral gjatë gjithë pasdites dhe një pamje relaksuese nga deti.
Apartamenti është organizuar në mënyrë funksionale me korridor shpërndarës, ambient ndenjeje së bashku me këndin e gatimit, një dhomë gjumi komode, tualet dhe verandë të aksesueshme si nga salloni ashtu edhe nga dhoma e gjumit. Prona është projektuar nga arkitekt dhe është mobiluar me standarde cilësore gjatë pranverës së vitit 2025, duke krijuar një ambient modern, praktik dhe mikpritës.
Kompleksi rezidencial është i përbërë nga godina 4-katëshe, të integruara harmonikisht në natyrë, me oborre private, ambiente të gjelbëruara dhe një zonë të rrethuar me pemë agrumesh dhe ullinjsh, duke garantuar privatësi dhe qetësi maksimale gjatë gjithë vitit. Rezidenca funksionon me koncept miks rezidencial dhe hotelerie, duke ofruar mirëmbajtje profesionale dhe komoditet të lartë për banorët.
Tarifa e mirëmbajtjes prej 800 €/vit përfshin:
* Parkim të dedikuar
* Përdorimin e pishinës së kompleksit
* Një çadër plazhi me dy shezllone gjatë sezonit turistik
* Mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta
Falë pozicionimit unik buzë detit, atmosferës së qetë dhe potencialit të lartë për qira turistike, kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale si rezidencë pushimi, banim gjatë gjithë vitit ose investim afatgjatë në një nga zonat më të kërkuara të Rivierës Shqiptare.
Per me shume informacion ose vizite ne prone ju lutem na kontaktoni!
Ashensor: Jo
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM