Sip. Totale 142m2
Sip. e brendshme 142m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 9
Statusi Listimet e fundit
Lloji Apartament
Shikime:662
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Ofrohet me qira një apartament luksoz tipologji 2+1+2+post parkimi, i sapomobiluar, me sipërfaqe 142m² i pozicionuar në Astir, pranë Nami Lounge Bar. Apartamenti ndodhet në një zonë me akses të shpejtë në Unazën e Madhe dhe pranë të gjitha faciliteteve të nevojshme për një jetesë komode.
Prona ka një organizim shumë funksional, ku ambienti i sallonit dhe kuzhina ndodhen në një hapësirë të përbashkët, moderne dhe të ndriçuar natyralisht. Apartamenti disponon dy dhoma gjumi, ku njëra prej tyre ka garderobë të dedikuar, si dhe dy tualete. Korridori shpërndarës krijon një ndarje të mirë të ambienteve, duke garantuar privatësi dhe komoditet.
Apartamenti ka dy ballkone, të cilët ofrojnë hapësirë dhe ndriçim të bollshëm natyral dhe është i pajisur gjithashtu me impiant muzikor, duke i shtuar një element të veçantë komoditetit dhe stilit të tij.
Në çmimin e qirasë përfshihet edhe një post parkimi. Vendndodhja ofron akses të shpejtë në Unazën e Madhe dhe është pranë shërbimeve, bizneseve, supermarketeve, bareve dhe shërbimeve të tjera të zonës.
Një pronë ideale për familje që kërkojnë një apartament modern dhe me standard të lartë jetese në Astir.
Cmimi: 1,100 euro / muaj
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Po
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes:1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM