NE SHITJE VILE INDIVIDUALE ME PISHINE, SAN NICOLAS RESORT, PALASE - Century 21 Albania
Vlorë Albania
ID e Pronës: bot147681

NE SHITJE VILE INDIVIDUALE ME PISHINE, SAN NICOLAS RESORT, PALASE

1,000,000 €

Sip. Totale  540m2

Sip. e brendshme  219m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 2

Statusi  Në ndërtim

Lloji  Vilë

Shikime:25

Ka hipoteke: Në proces certifikimi

Në dispozicion

Përshkrim

SHITET VILË INDIVIDUALE ME PISHINË – SAN NICOLAS RESORT, PALASË

Një mundësi e rrallë për të investuar në një nga destinacionet më të kërkuara dhe ekskluzive të rivierës shqiptare.

E pozicionuar në rezidencën “San Nicolas” në Palasë, kjo vilë individuale sjell një kombinim harmonik të arkitekturës bashkëkohore, hapësirave të mirëorganizuara dhe komoditetit që kërkohet nga një pronë premium pranë detit.
Vila shtrihet në një parcelë prej 540 m² dhe disponon një sipërfaqe totale ndërtimi prej 219.4 m², duke ofruar hapësirë të bollshme si brenda, ashtu edhe në ambientet e jashtme.
Oborri është konceptuar për të krijuar një atmosferë private dhe relaksuese, ku përfshihen pishina private, hapësira e gjelbëruar dhe vend parkimi, duke e bërë pronën ideale si për banim, ashtu edhe për pushime apo investim.

Karakteristikat e vilës:

✅Kati përdhe (109.7 m²): Sallon i bollshëm me kuzhinë të hapur,tualet, verandë.
✅Kati i parë (109.7 m²): 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 ballkon.

-Dritare me xhama cilësorë që ofrojnë ndriçim natyral.
-Pishinë private, e cila krijon hapësirën ideale për relaksim dhe momente të veçanta gjatë ditëve të verës.
-Ballkon panoramik, që i jep vilës një tjetër dimension dhe mundëson shijimin e pamjeve përreth.
-Ambient i jashtëm i mirëorganizuar, me sipërfaqe të gjelbëruar dhe hapësirë të dedikuar për parkim.

Jeta në “San Nicolas”

Rezidenca ofron një standard të lartë jetese, me siguri 24/7, infrastrukturë moderne dhe akses në shërbime të ndryshme, duke përfshirë bare, restorante dhe ambiente të tjera të dedikuara për banorët dhe pushuesit.

Pozicioni i saj në Palasë, një nga zonat më të preferuara të rivierës shqiptare, e bën këtë vilë një zgjedhje të veçantë për ata që kërkojnë një pronë pranë detit, me privatësi dhe potencial të lartë për përdorim personal apo investim.

Një vilë ku hapësira, qetësia dhe eleganca bashkohen me stilin e jetesës pranë detit.

📞 Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Tualetet: 3

Dhomen e ndenjes:1

Karakteristikat dhe Komoditetet

Fshat

Zonë Historike

Transport Publik

Hapsira te gjelbera

Autostrade

Market

Sports court

pranë plazhit

Pishina

pamje nga deti

pamje nga plazhi

Terrace

Kopsht

Pishine

parkim i hapur

Private Swimming Pool

Ndriçimi Publik

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi