Pronë Komerciale për Shitje – Vorë, Buzë Rrugës Kryesore, pranë Terminalit Doganor Tiranë - Century 21 Albania
Vorë Albania
ID e Pronës: ALFA147715

Pronë Komerciale për Shitje – Vorë, Buzë Rrugës Kryesore, pranë Terminalit Doganor Tiranë

800,000 €

Sip. Totale  528m2

Sip. e brendshme  528m2

Dhomat e gjumit  8

Kati 2

Statusi  I Perdorur

Lloji  Hotel

Plotesisht i mobiluar

Shikime:24

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Ofrohet për shitje një pronë komerciale me pozicion shumë të favorshëm në zonën e Vorës, direkt buzë rrugës kryesore, në afërsi të Terminalit Doganor Tiranë dhe zonës industriale/logjistike.

Pozicioni me ekspozim të drejtpërdrejtë nga rruga, aksesi i mirë dhe aktiviteti i lartë i biznesit në zonë e bëjnë pronën të përshtatshme si për vazhdimin e aktivitetit aktual, ashtu edhe për investim ose zhvillim të mëtejshëm.

Karakteristikat kryesore
* Sipërfaqe trualli që përfshihet në shitje: 1,000 m²
* Sipërfaqe totale e parcelës ekzistuese: 2,200 m²
* Sipërfaqe totale ndërtimi: 528 m²
* Objekt: 2 kate
* Dokumentacion: Certifikatë pronësie
* Pozicion: Buzë rrugës kryesore

Organizimi i objektit
Kati përdhe
I organizuar si bar-restorant, me akses të drejtpërdrejtë nga rruga dhe hapësirë të jashtme për parkim dhe shërbim.

Kati i parë
I organizuar si strukturë akomoduese me 8 dhoma hoteli.

Prona ndodhet gjithashtu vetëm rreth 2 km nga Stacioni Hekurudhor i Vorës, çka i shton një avantazh të rëndësishëm pozicionit të saj, veçanërisht për aktivitete që lidhen me transportin, logjistikën, akomodimin dhe shërbimet për bizneset e zonës.

Avantazhet e pronës
Prona përfiton nga një pozicion me dukshmëri shumë të mirë nga rruga kryesore, akses të lehtë për automjete dhe lidhje të shpejtë me zonën industriale dhe logjistike të Vorës.
Është veçanërisht e përshtatshme për:

* Hotel dhe strukturë akomoduese
* Bar-restorant
* Selinë e një kompanie
* Aktivitet logjistik ose transporti
* Zyra dhe showroom
* Aktivitet komercial
* Investim me mundësi rikualifikimi ose zhvillimi të mëtejshëm

Afërsia me Terminalin Doganor Tiranë, Stacionin Hekurudhor të Vorës dhe akset kryesore rrugore i shton pronës potencial të konsiderueshëm për përdorim biznesi dhe investim.

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 10

Sip. Toke: 1000

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi