Sip. Totale 81m2
Sip. e brendshme 81m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 4
Statusi I Perdorur
Lloji Apartament
E pa mobiluar
Shikime:93
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
SHITET APARTAMENT 2+1+2 | TEK FUSHA E SPORTIT “ALI DEMI”
Në një nga zonat më të preferuara dhe të qeta të Tiranës, pranë Fushës së Sportit “Ali Demi”, ofrohet për shitje apartament 2+1+2 me ballkon dhe pamje të hapur.
Apartamenti ndodhet vetëm 50 metra nga Fusha e Sportit “Ali Demi” dhe rreth 20 minuta në këmbë nga qendra e Tiranës. Pozicioni ofron qetësi, gjelbërim dhe akses të mirë në shërbime dhe facilitete të zonës.
PRONA
• Sipërfaqe neto: 92 m²( 80.5 m2 ne hipoteke)
• Tipologji: 2+1+2
• Kati: 4
• Godinë 5-katëshe
• Ballkon me pamje të lirë
• Orientim: Lindje – Jug – Perëndim
• Shitet i pamobiluar
• Mundësi parkimi poshtë pallatit
ORGANIZIMI
• Ambient i bollshëm ndenjeje dhe ngrënieje
• Kuzhinë e veçuar me dritare
• 2 dhoma gjumi
• 2 tualete
• Ballkon
KARAKTERISTIKA
Apartamenti është i rikonstruktuar dhe ofrohet në gjendje shumë të mirë. Sistemi elektrik dhe hidraulik janë të rinj, ndërsa dyshemetë janë të shtruara me parket.
Godina është restauruar plotësisht, duke përfshirë fasadën dhe ambientet e përbashkëta. Shkallët janë të rikonstruktuara, të ndriçuara natyralisht dhe të shtruara me pllaka të reja.
Pallati disponon gjithashtu depozita të përbashkëta uji në bodrum, duke siguruar furnizim me ujë dhe presion 24 orë.
Apartamenti karakterizohet nga planimetri e rregullt, kubaturë e mirë dhe ndriçim natyral gjatë gjithë ditës falë orientimit të trefishtë.
I përshtatshëm si për banim familjar, ashtu edhe për investim.
ÇMIMI: 168,000 €
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Jo
E pa mobiluar
Tualetet: 2
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM