Sip. Totale 800m2
Sip. e brendshme 313m2
Dhomat e gjumit 4
Kati 3
Statusi I Perdorur
Lloji Vilë
Gjysme i mobiluar
Shikime:71
Ka hipoteke: Po
NĂ« dispozicion
Ofrohet për shitje një vilë 3-katëshe, e ndërtuar në vitin 2013 dhe pothuajse e pabanuar, e pozicionuar në një zonë strategjike me lidhje të favorshme me Tiranën, Rinasin dhe Durrësin.
Prona shtrihet në një parcelë prej 800 m², me 313 m² sipërfaqe ndërtimi dhe rreth 690 m² oborr të gjelbëruar. Vila është projektuar për të ofruar hapësirë, privatësi dhe funksionalitet, ndërsa kati përdhe mundëson parkimin e 4–5 automjeteve.
Organizimi i vilës:
Kati 0 – ambient i bollshëm në nivel me truallin, i përfunduar me pllaka qeramike, tualet dhe qepen elektrik. Hapësira akomodon 4–5 automjete.
Kati 1 – aksesohet nëpërmjet shkallëve të jashtme dhe verandës hyrëse. Përbëhet nga sallon i madh me oxhak funksional, kuzhinë e veçuar dhe e kompletuar, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe verandë rreth 14 m².
Kati 2 – lidhet me katin e parë me shkallë të brendshme graniti. Një holl i bollshëm shpërndan ambientet në 3 dhoma gjumi, njëra me tualet privat, 1 tualet të përbashkët dhe ballkon.
Vila është ndërtuar me sistem termoizolimi kapot, çati të dyfishtë me soletë dhe tjegulla, dritare të mëdha me dopioxham termik, kondicioner inverter në çdo ambient dhe sistem qendror ngrohjeje të parapërgatitur për instalimin e kaldajës. Ambientet plotësohen nga tavane të varura, ndriçim kryesisht LED dhe pllaka qeramike me efekt druri.
Prona është e pajisur me sistem kamerash sigurie, rrjeta kundër insekteve dhe sistem drenazhimi perimetral të lidhur me pusetën qendrore.
Një nga pikat më të forta është oborri i gjerë dhe i gjelbëruar, me pemë në pjesën e pasme dhe hapësirë të shtruar me mermer përpara vilës. Perimetri është i rrethuar me mur 1.8 m, i veshur pjesërisht me mermer dhe i plotësuar me kangjella dekorative.
Aksesi realizohet përmes një porte kryesore rreth 3 m të gjerë, me hapje elektrike të komanduar, si dhe një hyrjeje të veçantë për këmbësorët. Brenda pronës janë të diferencuara rruga për automjetet drejt garazhit/sheshpushimit dhe rruga për këmbësorët.
📍 Vendndodhje strategjike:
3 km nga QTU dhe me akses të favorshëm drejt Rinasit
7 km nga Tirana
21 km nga Durrësi
Çmimi: Sipas kërkesës
Një pronë e përshtatshme për ata që kërkojnë hapësirë të konsiderueshme, privatësi, oborr dhe akses të mirë, pa u shkëputur nga Tirana.
Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Jo
Gjysme i mobiluar
Tualetet: 4
Dhomen e ndenjes:1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM