Sip. Totale 50m2
Sip. e brendshme 50m2
Dhomat e gjumit 1
Kati 3
Statusi I Perdorur
Lloji Apartament
Shikime:100
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Jepet me qira apartament 1+1 me sipërfaqe 50.75 m², i pozicionuar në katin e 3-të të një pallati ekzistues në zonën e Mine Pezës. Apartamenti është i sapomobiluar, me arredim modern dhe bashkëkohor, duke ofruar një ambient komod dhe funksional për jetesë.
Apartamenti organizohet në një sallon ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit, dhomë gjumi dhe një ballkon. Ballkoni jep ndriçim të bollshëm natyral, duke krijuar një atmosferë të këndshme dhe të rehatshme gjatë gjithë ditës.
Prona është e pajisur me elektroshtepiake të markave cilësore, ku përfshihen frigorifer AEG, furrë Candy, lavatrice dhe pianurë Technogas, si dhe bolier Bosch, duke garantuar komoditet dhe funksionalitet të lartë. Apartamenti ndodhet aktualisht në fazat e fundit të mobilimit dhe do të dorëzohet komplet i mobiluar dhe i pajisur, gati për banim.
Vendndodhja ofron akses të shpejtë drejt qendrës së Tiranës dhe ndodhet pranë faciliteteve dhe shërbimeve të ndryshme, duke e bërë një zgjedhje praktike për jetën e përditshme.
Apartamenti është i përshtatshëm për çifte ose individë që vlerësojnë komoditetin, cilësinë dhe një ambient të mirëorganizuar. Nuk pranohen studentë dhe nuk lejohen kafshët shtëpiake.
Cmimi: 60,000 Lekë / Muaj, i padiskutueshëm.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni.
Ashensor: Jo
Tualetet: 1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM