Shitet Apartament 4+1+2 në Fresk – Arredim Modern - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: ALFA149811

Shitet Apartament 4+1+2 në Fresk – Arredim Modern

300,000 €

30,000,000 Lekë

Sip. Totale  219m2

Sip. e brendshme  206m2

Dhomat e gjumit  4

Kati 6

Statusi  I Perdorur

Lloji  Apartament

Shikime:64

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Në Fresk, pranë Shkollës 9-Vjeçare “17 Shkurti”, në Rrugën Hysen Bastari dhe shumë pranë Bunk’Art, ofrohet për shitje një apartament modern me mobilim cilësor, me sipërfaqe 205.5 m² neto dhe 219 m² bruto.

Apartamenti ndodhet në katin e 6-të, në një pallat 7-katësh banimi, të pajisur me ashensor.

Organizimi i apartamentit:

* 4 dhoma gjumi
* 1 garderobë
* Ambient i madh ndenjeje
* Kuzhinë e veçuar dhe e dedikuar
* 2 banjo
* 3 ballkone
* Korridor i bollshëm në hyrje

Apartamenti është totalisht i mobiluar, me një arredim modern, cilësor dhe funksional.

Ka orientim Jug–Perëndim–Veri dhe është i pajisur me vetrata me xham triplex me gaz argon, të cilat ofrojnë izolim të mirë termik dhe akustik.

Për ngrohje dhe ftohje është i pajisur me sistem Chiller të markës japoneze Chofu, me fan coil-a Galletti në çdo ambient, si dhe radiatorë në secilën banjo. Sistemi siguron komfort të lartë gjatë gjithë vitit dhe ruan temperaturë të qëndrueshme në çdo ambient, me kosto mujore të arsyeshme.

📍 Vendndodhja është në një zonë të qetë dhe me ajër të pastër, pranë malit të Dajtit, me akses të shpejtë në zona të ndryshme të Tiranës. Nëpërmjet Unazës së Re, apartamenti lidhet lehtësisht me Aeroportin, zonën e Liqenit, Tiranën e Re, Kombinatin dhe zona të tjera të qytetit.

💰 ÇMIMI: 300 MILIONË LEKË

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 2

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi