AMBJENT MULTIFUNKSIONAL PËR QIRA| 238.26 M² - PASKUQAN | PRANË UNAZËS SË MADHE! - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: Select150613

AMBJENT MULTIFUNKSIONAL PËR QIRA| 238.26 M² - PASKUQAN | PRANË UNAZËS SË MADHE!

Çmimi sipas kërkesës /Muaj

Sip. Totale  65m2

Sip. e brendshme  65m2

Dhomat e gjumit  8

Kati 1

Statusi  Në ndërtim

Lloji  Komercial

Shikime:48

Ka hipoteke: Në proces certifikimi

Në dispozicion

Përshkrim

AMBJENT MULTIFUNKSIONAL PËR QIRA| 238.26 M² - PASKUQAN | PRANË UNAZËS SË MADHE! Mundesi per 3 poste parkimi me çmim ekstra!

Një hapësirë e konceptuar për të përshtatur disa modele biznesi, me mundësi përdorimi të pavarur ose të kombinuar.

Ofrohet me qira një strukturë multifunksionale e përbërë nga ambient komercial në katin përdhe dhe 4 njësi shërbimi në katin e parë, duke krijuar një sipërfaqe të konsiderueshme dhe fleksibilitet të lartë në organizim.

🔹 Kati përdhe – Ambient komercial
📐 110.77 m²

Një hapësirë e përshtatshme për recepsion, pritje klientësh, showroom, klinikë, aktivitet tregtar apo shërbim, duke ofruar mundësinë për të krijuar hyrjen dhe recepsionin e një strukture më të madhe biznesi.

🔹 Kati i parë – 4 njësi shërbimi
📐 127.49 m² në total

Njësitë janë të organizuara në 3 tipologji apartamentesh 1+1 dhe 1 garsoniere, së bashku me një njësi shërbimi, duke krijuar mundësi të shumta përdorimi.

💼 Mundësi të shumta biznesi

Struktura mund të konceptohet si një aktivitet i vetëm, ku ambienti në katin përdhe shërben si recepsion dhe zonë pritjeje, ndërsa njësitë në katin e parë mund të përdoren si:

• 🏥 Klinikë mjekësore / qendër shëndetësore
• 🦷 Klinikë dentare
• 💼 Qendër zyrash / zyra profesionale
• 🧑‍💻 Coworking / poste pune
• 🏨 Mini hotel / guest house
• 🏢 Qendër shërbimesh
• 💇 Studio estetike / beauty center
• 📚 Qendër trajnimesh ose kursesh
• apo aktivitete të tjera që përshtaten me hapësirat.

⭐ Avantazhi kryesor: FLEKSIBILITETI

Një tjetër avantazh i rëndësishëm është se çdo njësi mund të jepet edhe në mënyrë të pavarur, duke krijuar ambiente të veçanta për biznese të ndryshme.

Pra, mund të merret e gjithë struktura si një kompleks i vetëm, ose njësitë mund të jepen të ndara, sipas nevojave të qiramarrësve.

Mundësia e lidhjes dhe organizimit të njësive së bashku e bën pronën veçanërisht interesante për një subjekt që kërkon të krijojë një aktivitet të unifikuar, si klinikë me recepsion dhe dhoma/poste pune, qendër zyrash ose mini hotel, ndërsa konfigurimi i ndarë e bën të përshtatshme edhe për disa biznese të pavarura.

📐 SIPËRFAQE TOTALE

110.77 m² – kati përdhe
127.49 m² – 4 njësi në katin e parë

238.26 m² sipërfaqe totale
Çmimi / neto!

📍 Një mundësi interesante për biznes që kërkon fleksibilitet, akses, organizim profesional dhe mundësi zgjerimi brenda së njëjtës strukturë.

Jepet me qira e gjitha së bashku ose njësitë veçmas.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 5

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh