SHITET OBJEKT 3-KATËSH ME TRUALL – LINZË, TIRANË | MUNDËSI INVESTIMI!! - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: Select151133

SHITET OBJEKT 3-KATËSH ME TRUALL – LINZË, TIRANË | MUNDËSI INVESTIMI!!

600,000 €

Sip. Totale  510m2

Sip. e brendshme  400m2

Dhomat e gjumit  4

Kati 3

Statusi  I Perdorur

Lloji  Vilë

Plotesisht i mobiluar

Shikime:136

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Në zonën e Linzës, Tiranë, ofrohet për shitje një pronë me potencial të lartë shfrytëzimi, e përshtatshme si për banim familjar, ashtu edhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe sociale.

E pozicionuar në një zonë që karakterizohet nga qetësia, ajri i pastër, gjelbërimi dhe afërsia me natyrën, prona ofron privatësi dhe një ambient të favorshëm jetese, duke ruajtur njëkohësisht aksesin drejt qytetit të Tiranës dhe zonës së Dajtit.

TË DHËNAT E PRONËS:

- Sipërfaqja totale e pasurisë: 510 m²
- Sipërfaqja e truallit sipas certifikatës: 184.6 m²
- Sipërfaqja e ndërtesës e regjistruar: 164.6 m²
- Objekti: 3 kate
- Kati përdhe: 164.6 m²
- Kati i parë: 142.8 m²
- Kati i dytë: 111 m²
- Sipërfaqja totale e ndërtimit sipas kateve: 418.4 m²
- Veranda dhe ambiente me funksione të ndryshme
- Dokumentacion pronësie i regjistruar në ASHK

POTENCIALI I SHFRYTËZIMIT

Falë organizimit në tri kate dhe sipërfaqeve të konsiderueshme, prona krijon mundësi për:

- Rezidencë private për familje të madhe ose banim shumëbrezor
- Qendër edukimi, kopsht apo institucion privat
- Qendër shërbimesh sociale ose rezidencë për të moshuar
- Fondacion apo organizatë jofitimprurëse
- Qendër trajnimi, administrimi ose shërbimesh profesionale
- Investim për riorganizim dhe zhvillim të mëtejshëm

Përshtatshmëria për funksione të ndryshme varet nga lejet dhe kriteret ligjore përkatëse.

NJË PRONË QË OFRON MË SHUMË SE HAPËSIRË – OFRON POTENCIAL!

Kombinimi i vendndodhjes, sipërfaqeve dhe mundësive të shfrytëzimit e bën këtë pronë një alternativë interesante për blerësit që kërkojnë një investim afatgjatë në Tiranë.

Për informacion të detajuar, dokumentacionin dhe organizimin e një vizite në pronë, na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Jo

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 4

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.