Sip. Totale 243m2
Sip. e brendshme 152m2
Dhomat e gjumit 3
Kati 3
Statusi Listimet e fundit
Lloji Apartament
Shikime:78
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Apartamenti pozicionohet në katin e tretë të një godine 3-katëshe, me vetëm 2 apartamente për kat dhe 1 ashensor, duke garantuar një ambient privat dhe komod.
Apartamenti është totalisht i mobiluar dhe i arreduar nga arkitekt, me një koncept estetik bashkëkohor dhe vëmendje të veçantë ndaj materialeve, ndriçimit dhe funksionalitetit. Disponon një sipërfaqe neto banimi prej 151.5 m², verandë prej 54.4 m² dhe sipërfaqe të përbashkët prej 38.9 m² dhe karakterizohet nga orientimi Jug – Lindje – Perëndim.
ARREDIM DHE INVESTIM PREMIUM
Investimi përfshin: Kuzhinë me sipërfaqe kuarci, ndriçim LED të integruar, parket, gjashtë kondicionerë Toshiba 18, elektroshtepiake cilësore dhe mobilim të përzgjedhur.
Çdo element është menduar për të krijuar një ambient harmonik, elegant dhe funksional, duke ofruar komoditet maksimal dhe një përvojë banimi të nivelit të lartë.
VERANDË E BOLLSHME DHE KOMODITET NË ÇDO DETAJ
Veranda prej 54.4 m² ofron një hapësirë të konsiderueshme për relaks dhe qëndrime në ambient të jashtëm. Orientimi në tre drejtime siguron ndriçim natyral dhe e bën apartamentin veçanërisht të këndshëm gjatë gjithë ditës.
GARAZH I MBYLLUR PËR 4 AUTOMJETE, I PËRFSHIRË NË ÇMIMIN E QIRASË
Në katin -1 përfshihet një garazh i mbyllur me qepen, me kapacitet për katër automjete. Një avantazh i rëndësishëm që ofron siguri, privatësi dhe komoditet të shtuar.
LOCATION: "Grey Stone" Residence, Liqeni i Thatë, Tiranë.
Një pronë që kombinon hapësirën, arredimin luksoz dhe cilësinë e investimit, ideale për klientë që kërkojnë një standard të lartë jetese në një nga zonat e preferuara të kryeqytetit.
Për më shumë informacion dhe për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni!
Ashensor: Po
Tualetet: 2
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM