Sip. Totale 32m2
Sip. e brendshme 32m2
Dhomat e gjumit 1
Statusi Listimet e fundit
Lloji Komercial
Plotesisht i mobiluar
Shikime:49
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
SHITET AMBIENT KOMERCIAL NË PRONËSI + BIZNES KANCELARI NË GJENDJE PUNE
Shitet ambient komercial në pronësi, me sipërfaqe 31 m², së bashku me biznesin e kancelarisë që aktualisht ushtron aktivitetin në të.
Pozicionohet shumë pranë rrugës kryesore, duke ofruar akses të lehtë dhe dukshmëri të mirë për aktivitetin tregtar.
Prona përbën një mundësi të mirë investimi, pasi përfshin një ambient të investuar dhe të organizuar, si dhe një biznes funksional, me klientelë të rregullt dhe aktivitet të konsoliduar.
Karakteristikat e pronës dhe investimet në ambient:
* Sipërfaqe prej 31 m²
* Fasada xhami
* Tavan i varur dhe ndriçim i investuar
* Rafte dhe mobilim funksional
* Kondicioner
* Tualet inkaso
* Sistem kamerash sigurie
* Sistem audio
* Hapësirë e vogël magazinimi
Biznesi i kancelarisë përfshin:
* Aktivitet në gjendje pune, me klientelë të rregullt
* Produkte kancelarike, aksesorë, lodra për fëmijë etj.
* Shërbime printimi dhe fotokopjimi
* Kontrata me furnitorë dhe marka që ofrojnë produkte të veçanta në treg
* Kompjuter, printer dhe pajisjet e nevojshme për aktivitetin
* Faqe aktive në rrjetet sociale me numër të konsiderueshëm ndjekësish
* Inventarin dhe produktet ekzistuese, të përfshira në shitje
Prona dhe biznesi shiten së bashku, duke i ofruar blerësit mundësinë të përfitojë nga një ambient në pronësi dhe një aktivitet ekzistues, pa pasur nevojë të nisë gjithçka nga e para.
Çmimi total: 95.000 €
**Për të ruajtur konfidencialitetin e shitjes dhe për të mos ndikuar në vijimësinë normale të aktivitetit, fotot dhe videot e detajuara të pronës dhe/ose biznesit do t’u vihen në dispozicion privatisht personave realisht të interesuar, pas një kontakti paraprak.
Çmimi përfshin ambientin në pronësi, biznesin, pajisjet dhe inventarin ekzistues.
Ashensor: Po
Plotesisht i mobiluar
Tualetet: 1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM