Sip. Totale 2000m2
Sip. e brendshme 2000m2
Statusi Listimet e fundit
Lloji Komercial
E pa mobiluar
Shikime:57
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Ne rrugen nacionale, ne nyjen e rrugeve qe lidhen 4 akset kryesore nacionale veri jug lindje perendim, ndodhet dhe jepet per shitje nje magazine 2 kateshe me plus nje kat bodrum me siperfaqe totale:
Sip. e katit -1 = 400m2
Sip. e katit 0 = 400m2
Sip. e katit +1 = 400m2
Totali=1200m2
Te gjitha katet nga bodrumi deri ne katin +1 lidhen me njera tjetren me shkalle te brendshme dhe me kollona mbajtese.
Gjithashtu eshte i ndertuar kafazi i ashensorit per te gjitha katet.
Objekti eshte i ndertuar me materiale cilesore me strukture betoni arme dhe eshte i vendosur ne nje toke me sip. 2000m2.
Muret perimetrale te bodrumit jane 30 cm te trashe.
Muret perimetrale mbi kuoten 00 jane te ndertuar me tulle termike 20.25
Dy soletat e siperme jane te ndertuara me traveta me polisterol.
Fasada e jashtme eshte e ndertuar me polisterol 8 cm dhe me grafiato akrilike me pigment.
Izolimi siper i soletes eshte i realizuar me PVC 1.5mm ndersa termoizolimi me polisterol xps 10 cm.
Kapuci i siperm eshte i realizuar me llamarine alumini.
Izolimet e bodrumit jane kryer me katraman nga jashte dhe aditiv me beton.Bodrumi eshte i shtruar me dysheme industriale dhe me mure me boje gri.
Objekti eshte i drenazhuar komplet nga jashte me puse fundore.
Per sa i takon sheshit rreth e qark objektit eshte projektuar per ngarkesa te renda, trailera me 4 akse.
Per kete eshte kryer 1 meter mbushje me cakull, eshte vendosur dysheme betoni me trashesi 20cm dhe me hekur Φ10.
Dyshemeja e oborrit eshte e trajtuar me kuarc.
Jane realizuar te gjithe kanalizimet e ujerave te zeza dhe te bardha, muri rrethues dhe porta hyrese.
Ky objekt mund te pershtatet per interesat e cdo investitori i cili mund te ndertoje aty zyrat dhe magazinat apo mund ta bej showroom ose vendprodhim.
Objekti ndodhet ne nje lokacion dhe pozicion strategjik ku kryqezohen te gjithe rruget e shqiperise.
Cmimi eshte 1000000 Euro i diskutueshem.
Per me shume detaje ose nje vizite ne prone na kontaktoni.
Ashensor: Jo
E pa mobiluar
Tualetet: 3
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM