Sip. Totale 6252m2
Sip. e brendshme 2252m2
Dhomat e gjumit 1
Kati 3
Statusi I Perdorur
Lloji Komercial
Shikime:213
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Jepet me qira objekt komercial në aksin Vorë – Fushë Krujë, në kilometrin e 5-të, shumë pranë Doganës së Tiranës dhe Kolaudimit.
Prona ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 2,250 m² dhe truall prej 1,500 m². Ndodhet pranë rrugës kryesore, me akses të drejtpërdrejtë dhe vizibilitet të lartë, duke e bërë të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme tregtare dhe industriale.
Objekti është i investuar me dritare dopio xham dhe është parashikuar hapësira për instalimin e ashensorit. Trualli është i rrethuar me mur betoni, i shtruar dhe i niveluar me stabilizant, si dhe i pajisur me sistemin e kullimit të ujërave.
Organizimi i objektit:
-Kati 0:Sipërfaqe 702 m², lartësi 5 m.
-Kati 1: Sipërfaqe 775 m², lartësi 3.75 m.
-Kati 2: Sipërfaqe 775 m², lartësi 3.75 m.
Prona ka akses pranë linjave të energjisë elektrike trefazore dhe rrjetit të ujit.
Falë pozicionit strategjik, sipërfaqes dhe organizimit të saj, prona është e përshtatshme për aktivitete të ndryshme, si hoteleri, magazinim, shkollë, zyra apo veprimtari të tjera komerciale.
Në varësi të kushteve të kontratës së qirasë, mund të diskutohet edhe mundësia e realizimit të investimeve shtesë nga pronari.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni.
Ashensor: Jo
Tualetet: 3
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM