Sip. Totale 302m2
Sip. e brendshme 302m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 2
Statusi I Perdorur
Lloji Vilë
Shikime:56
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
SHITET VILË INDIVIDUALE NË ROLLING HILLS LIQENI, TIRANË !
Ofrohet për shitje një vilë individuale në kompleksin rezidencial Rolling Hills Liqeni, një nga destinacionet premium të banimit në Tiranë, i pozicionuar pranë Liqenit të Farkës, në një ambient të rrethuar nga natyra dhe gjelbërimi.
E projektuar për të ofruar hapësirë, funksionalitet dhe komoditet, vila shtrihet në tre kate dhe karakterizohet nga një organizim i mirëfilltë i ambienteve të ditës dhe të natës. Arkitektura moderne dhe hapësirat e bollshme krijojnë kushtet ideale për një stil jetese cilësor, duke garantuar privatësi dhe qetësi për banorët.
Organizimi i brendshëm i vilës:
Kati përdhe – 92.18 m²
* Ambient open space
* Ambient teknik
* Lavanderi
* Një tualet
Kati i parë – 92.18 m²
* Ambient ndenjeje me sallon dhe kuzhinë
* Një tualet
* Një depo
* Një zyrë
Kati i dytë – 88.44 m²
* Tre dhoma gjumi
* Një garderobë
* Dy tualete
* Një verandë
Karakteristikat e pronës:
* Sipërfaqe totale e kateve: 272.80 m²
* Sipërfaqe parcele: 394.34 m²
* Sipërfaqe oborri: 302.16 m²
* Dy poste parkimi
* Mundësi për ndërtimin e një pishine private
Rreth kompleksit Rolling Hills Liqeni
Rolling Hills Liqeni është konceptuar si një kompleks rezidencial që ndërthur arkitekturën bashkëkohore me bukurinë natyrore të zonës së Liqenit të Farkës. Kompleksi ofron një koncept të integruar jetese, ku hapësirat rezidenciale plotësohen nga ambiente shërbimi, rekreative dhe hapësira të dedikuara për aktivitetet në natyrë.
Ndër elementet kryesore të kompleksit janë zona Piazza, me bare, restorante dhe markete; Parku Rekreativ, i dedikuar relaksit dhe argëtimit; si dhe Lungolago, shëtitorja përgjatë liqenit, e përshtatshme për shëtitje, vrap dhe biçikletë.
Pozicionimi pranë liqenit, hapësirat e gjelbra dhe infrastruktura e dedikuar krijojnë një ambient të veçantë banimi, duke kombinuar privatësinë dhe qetësinë me komoditetet e një rezidence moderne.
Kjo vilë përfaqëson një mundësi ideale për ata që kërkojnë një pronë individuale në një kompleks premium, me hapësira të bollshme, oborr privat dhe mundësi për krijimin e një ambienti të personalizuar jetese.
Per nje vizite ne prone,me kontaktoni!
Ashensor: Po
Tualetet: 2
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM