Apartament 3+1 Super i Mobiluar në Currila | 123.15 m² | Pamje Panoramike Ballore nga Deti | Parkim - Century 21 Albani...
Currila prane universitetit Durrës Albania
ID e Pronës: Eon153938

Apartament 3+1 Super i Mobiluar në Currila | 123.15 m² | Pamje Panoramike Ballore nga Deti | Parkim

400,000 €

Sip. Totale  123m2

Sip. e brendshme  123m2

Dhomat e gjumit  3

Kati 5

Statusi  I Perdorur

Lloji  Apartament

Plotesisht i mobiluar

Shikime:28

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Apartament 3+1 Super i Mobiluar në Shitje – Currila, Durrës | Pamje Panoramike nga Deti

Ofrojme për shitje një apartament ekskluziv 3+1 në zonën e Currilave, në një nga godinat më cilësore dhe më të mirëadministruara të Durrësit.

Apartamenti dallohet për super mobilimin, cilësinë e ndërtimit, organizimin funksional dhe mbi të gjitha për pamjen e mrekullueshme ballore nga deti.

Ndodhet në katin e pestë të një pallati modern, i pajisur me ashensor, shkallë me ndriçim dhe administrim të rregullt. Godina karakterizohet nga punime cilësore, fasadë e termoizoluar me sistem kapot dhe ndarje të brendshme me mur dopio për izolim më të mirë.

Karakteristikat e apartamentit:

* Tipologjia: 3+1
* Sipërfaqe neto: 123.15 m²
* Kati: 5
* 3 dhoma gjumi
* 1 tualet i bollshëm, me organizim në formë L
* 3 ballkone
* Super i mobiluar
* Pallat me ashensor
* Parkim për rezidentët

Organizimi dhe pamjet

* Salloni i ndenjes (Soggiorno): Ambient i bollshëm me dalje në ballkon dhe dritare me pamje panoramike ballore nga deti.
* Dhoma matrimoniale: Me dritare dhe ballkon privat, duke ofruar pamje të plotë nga deti.
* Dhoma e fëmijëve: Me dalje në ballkon dhe pamje nga gjelbërimi dhe pemët në anën e kodrës.
* Dhoma e tretë: Aktualisht e pa arreduar, duke i dhënë mundësi blerësit ta përshtatë sipas dëshirës dhe nevojave. Edhe kjo dhomë ofron pamje nga gjelbërimi i kodrës.

Cilësia e godinës:

* Ndërtim me standarde të larta cilësie
* Fasada me sistem termoizolues kapot
* Mure ndarëse dopio për izolim më të mirë
* Ashensor
* Shkallë me ndriçim
* Administrim i rregullt
* Parkim për rezidentët

Një pronë për ata që kërkojnë cilësi dhe pamje nga deti

Pozicionimi në Currila, cilësia e godinës, mobilimi dhe organizimi i apartamentit e bëjnë këtë pronë një zgjedhje ideale për banim komod dhe afatgjatë, si dhe një investim me vlerë në një nga zonat më të preferuara të Durrësit.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Plotesisht i mobiluar

Tualetet: 1

Dhomen e ndenjes:1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.