Sip. Totale 142m2
Sip. e brendshme 114m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 9
Statusi Listimet e fundit
Lloji Apartament
Shikime:21
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Ofrohet për shitje një apartament luksoz tipologji 2+1+2 tualete, i sapomobiluar, i pozicionuar në Astir, tek rezidenca Future Home. Apartamenti ndodhet në një zonë me akses të shpejtë në Unazën e Madhe dhe pranë të gjitha faciliteteve të nevojshme për një jetesë komode.
Prona ka një organizim shumë funksional, ku ambienti i sallonit dhe kuzhina ndodhen në një hapësirë të përbashkët, moderne dhe të ndriçuar natyralisht. Apartamenti disponon dy dhoma gjumi, ku njëra prej tyre ka garderobë të dedikuar, si dhe dy tualete. Korridori shpërndarës krijon një ndarje të mirë të ambienteve, duke garantuar privatësi dhe komoditet.
Apartamenti ka dy ballkone, të cilët ofrojnë hapësirë dhe ndriçim të bollshëm natyral dhe është i pajisur gjithashtu me impiant muzikor, duke i shtuar një element të veçantë komoditetit dhe stilit të tij.
Në çmim përfshihen edhe 2 poste parkimi. Vendndodhja ofron akses të shpejtë në Unazën e Madhe dhe është pranë bizneseve, supermarketeve, bareve dhe shërbimeve të tjera të zonës.
Një pronë ideale për familje që kërkojnë një apartament modern dhe me standard të lartë jetese në Astir.
Cmimi: 320,000 euro.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Ashensor: Po
Tualetet: 2
Dhomen e ndenjes:1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM