Sip. Totale 10000m2
Statusi I Perdorur
Lloji Tokë rurale
Shikime:17
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
SHESIM VRESHTË 10,000 m² NË PETRELË – MUNDËSI E SHKËLQYER INVESTIMI!
E pozicionuar në një nga zonat më të bukura dhe me klimën më të favorshme pranë Tiranës, kjo pronë ofron potencial të veçantë për investim, zhvillim bujqësor dhe turistik.
Prona disponon një vresht të kultivuar dhe të mirëmbajtur prej 20 vitesh, ullinj dhe pemë të ndryshme. Një pjesë e sipërfaqes është truall, duke ofruar mundësi zhvillimi ndërtimor, në përputhje me kushtet urbanistike.
Një avantazh i veçantë është se vreshtaria është aktualisht në proces të pajisjes me licencën e agroturizmit, duke e diferencuar këtë pronë nga vreshtaritë e tjera dhe duke krijuar mundësinë për zhvillimin e një biznesi të mirëfilltë agroturistik.
Ky status krijon potencial për të përfituar nga skemat e mbështetjes, programet dhe instrumentet financiare të strukturave qeveritare, si dhe mundësi të tjera promovimi dhe zhvillimi të aktivitetit.
Avantazhet kryesore:
• Sipërfaqe totale: 10,000 m².
• Vresht aktiv dhe i mirëmbajtur prej 20 vitesh.
• Ullinj dhe pemë të ndryshme.
• Pjesë truall me potencial ndërtimi.
• Në proces të marrjes së licencës së agroturizmit.
• Akses shumë i mirë, me rrugë të shtruar.
• Vendndodhje me atraktivitet të lartë turistik.
Ideale për zhvillimin e një agroturizmi, kantine vere, resorti rural apo një projekti ekskluziv turistik.
Një mundësi investimi që kombinon prodhimin vendas, potencialin turistik dhe mundësinë e përfitimit nga skemat e mbështetjes për agroturizmin, vetëm pak minuta nga Tirana!
Ashensor: Jo
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM