Sip. Totale 230m2
Sip. e brendshme 200m2
Dhomat e gjumit 4
Kati 2
Statusi Listimet e fundit
Lloji Apartament
E pa mobiluar
Shikime:18
Ka hipoteke: Në proces certifikimi
Në dispozicion
Në rezidencën Green Valley, një kompleks rezidencial i qetë, komod dhe i rrethuar nga ambiente relaksuese, ideal për familjet që kërkojnë privatësi, rehati dhe cilësi jetese, ofrohet me qira një duplex i veçantë, i organizuar në dy kate dhe me hapësira të bollshme banimi.
Prona disponon 4 dhoma gjumi, 4 tualete dhe 2 poste parkimi, duke ofruar komoditet maksimal për një familje. Një nga avantazhet kryesore është aksesi direkt nga garazhi në apartament nëpërmjet ashensorit, duke garantuar lehtësi dhe komoditet në përditshmëri.
Kati i parë organizohet në një sallon të madh dhe elegant, ku spikat oxhaku funksional, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe mikpritëse. Gjithashtu, ky kat disponon një dhomë gjumi me tualet privat për një ndihmëse, të pozicionuar në mënyrë të veçuar nga ambientet e tjera, sauna si dhe një tualet të përgjithshëm.
Në katin e dytë ngjitemi nëpërmjet një palë shkallësh elegante prej druri, të cilat të çojnë në një tjetër ambient ndenjeje me dalje direkte në oborr, duke krijuar një hapësirë ideale për relaks dhe momente familjare. Ky kat përmban gjithashtu një ambient kuzhine të veçuar, një tualet të përbashkët, dy dhoma gjumi dhe një dhomë matrimoniale me tualet personal.
Prona është aktualisht në proces mobilimi dhe arredimi, me një koncept bashkëkohor, mobilim modern dhe të gjitha pajisjet e orenditë të reja. Çdo detaj po përzgjidhet për të krijuar një ambient elegant, funksional dhe mikpritës, gati për të ofruar një eksperiencë të rehatshme jetese.
Një pronë ideale për familjet që kërkojnë hapësirë, funksionalitet dhe një stil jetese komod në një rezidencë ekskluzive.
Ashensor: Po
E pa mobiluar
Tualetet: 4
Dhomen e ndenjes:2
Sip. Toke: 30
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Powered by BSP Real Estate CRM