Sip. Totale 400m2
Sip. e brendshme 365m2
Dhomat e gjumit 2
Kati 1
Statusi I Perdorur
Lloji Hapësira shumë qëllime
Shikime:46
Ka hipoteke: Po
Në dispozicion
Tipologjia: Godinë / Pronë Mikse (Biznes & Banim)
Vendndodhja: Ish-Kënetë, Durrës (me akses direkt në hyrje-daljen e autostradës)
Çmimi: 400,000 €
Sipërfaqja e Tokës: 400 m²
Sipërfaqja e Truallit: 309 m²
Sipërfaqja e Ndërtimit:Ambient Biznesi / Magazinë
(Kati 0): 225 m²
(Kati 0): 69 m²
(Kati 2): 69 m² Ambient Banim 2+1
Përshkrimi i Pronës
Shitet pronë multifunksionale me pozicion strategjik në zonën e Ish-Kënetës, Durrës, me akses të menjëhershëm dhe lidhje të drejtpërdrejtë në hyrje-daljen e autostradës. Prona ofron një kombinim ideal midis hapësirave tregtare/industriale dhe banimit, duke e bërë atë një mundësi shumë të mirë investimi.
Organizimi dhe sipërfaqet:
Sipërfaqe totale toke: 400 m², nga të cilat 309 m² janë sipërfaqe trualli.
Kati përdhe – Ambient Biznesi (225 m²): Hapësirë e bollshme open-space, me ndriçim natyral dhe artificial të plotë, e përshtatshme për magazinim, punishte, linjë prodhimi, ekspozim apo aktivitete të ndryshme shërbimi.
Kati përdhe – Dyqan (69 m²): Ambient i veçuar me fasadë xhami dhe akses të lehtë nga oborri/rruga, ideal për njësi shërbimi ose tregtie.
Kati i dytë – Apartament 2+1 (69 m²): Ambient banimi i organizuar në sallon ndenjeje së bashku me këndin e gatimit, 2 dhoma gjumi, korridor shpërndarës, 1 tualet dhe ballkon/verandë.
Oborri: I shtruar me gurë dekorativë, i rrethuar dhe me hapësirë të mjaftueshme për parkim dhe manovrim mjetesh.
Avantazhet e pronës:
Mundësi e shkëlqyer për rikthim të investimit ,përmes qiradhënies së ndarë të 3 njësive (ambienti 225 m², dyqani 69 m² dhe apartamenti 2+1).
Akses i shpejtë me akset kryesore rrugore (autostradën Tiranë - Durrës), çka lehtëson logjistikën dhe furnizimin. Gjendje shumë e mirë e ambienteve të brendshme, gati për shfrytëzim të menjëhershëm.
Për më shumë informacion ose një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni!
Ashensor: Jo
Tualetet: 1
Dhomen e ndenjes:1
Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.
Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.
Powered by BSP Real Estate CRM