Jepet me Qira Apartament Modern 4+1+2 me 4 Ballkone, Zona e Markatës, Durrës !!! - Century 21 Albania
Markata Durrës Albania
ID e Pronës: Vita155280

Jepet me Qira Apartament Modern 4+1+2 me 4 Ballkone, Zona e Markatës, Durrës !!!

1,200 € /Muaj

Sip. Totale  138m2

Sip. e brendshme  138m2

Dhomat e gjumit  4

Kati 8

Statusi  Listimet e fundit

Lloji  Apartament

Shikime:49

Ka hipoteke: Po

Në dispozicion

Përshkrim

Tipologjia: Apartament 4+1+2
Vendndodhja: Zona e Markatës (afër Tregut të Vogël Industrial), Durrës
Sipërfaqja: 138 m²
Kati: 8 (me ashensor)
Gjendja: Totalisht i ri / I pabanuar më parë (Mobilim i ri)

Përshkrimi i Pronës

Jepet me qira apartament super modern i tipologjisë 4+1+2, i pozicionuar në një nga zonat më të aksesueshme të Durrësit, te Markata (shumë pranë Tregut të Vogël Industrial). Apartamenti ndodhet në katin e 8-të të një pallati të mirëmbajtur me ashensor dhe ofron pamje të hapur mbi qytet. Me një sipërfaqe të bollshme prej 138 m², prona është e investuar dhe mobiluar tërësisht nga e para me stil bashkëkohor (dyshekët dhe pajisjet janë ende të pa përdorura), gati për t'u banuar menjëherë.

Organizimi i brendshëm:
Sallon ndenjeje & Kuzhinë: Hapësirë e gjerë dhe e ndriçuar me kuzhinë moderne të pajisur plotësisht, ishull funksional dhe ndriçim LED.
4 Dhoma Gjumi: Të mobiluara me krevate dopio, dollapë të mëdhenj, komodina dhe kondicionerë.
2 Tualete: Të rinovuara plotësisht me rifinitura cilësore, kabinë dushi me xham dhe pajisje hidrosanitare moderne.
4 Ballkone: Me dalje nga ambientet kryesore, që sigurojnë ajrosje maksimale, ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe pamje panoramike.
Korridor shpërndarës: I bollshëm, ku janë integruar me kujdes edhe pajisjet lavanderi (lavatriçe/tharëse).

Avantazhet e pronës:
Mobilim dhe investim 100% i ri, me punime cilësore (parket, ndriçim dekorativ, sistem kondicionimi). Planimetri shumë funksionale, ideale për familje të mëdha që kërkojnë komoditet dhe hapësirë. Pozicion strategjik pranë çdo faciliteti të nevojshëm: tregje, supermarkete, institucione, transport publik dhe akses i shpejtë në rrugët kryesore të qytetit.

Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju ftojmë të na kontaktoni!

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 2

Dhomen e ndenjes:1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh