Testimonial për agjentët tanë - Century 21 Albania

Testimonials 

Testimonial për Arena Vojka, zyra Century 21 Adore

- Sa jam lidhur me Arenën për shitblerjen e pronës time dhe jam e kënaqur! Arena është korrekte dhe e komunikueshme për të gjitha për të gjitha pyetjet dhe kërkesat e mia. I jam mirënjohëse. Falëminderit Arena!

Testimonial për Eda Rama, zyra Century 21 Adore

- Shërbim i kualifikuar dhe në kohë rekord! Agjente e saktë, komunikuese dhe me shumë përkushtim. Shumë i kënaqur me shërbimin.

- Cilësi, shërbim dhe profesionalizëm! Century 21 Adore është agjenci imobiliare shumë profesionale, me zgjidhje të shpejtë të kërkesës që paraqitëm. Kemi ngelur shumë të kënaqur dhe kemi lidhur kontrata të tjera po me Century 21 Adore. Bravo!

Testimonial për zyrën Century 21 Adore

- Ky e-mail falenderimi shkon për Century 21 Adore. Unë si kliente e saj në rolin e shitëses, por edhe të blerëses, vlerësoj pa masë përkushtimin, korrektësinë, profesionalizmin dhe cilësinë në shërbimin e ofruar. Janë pikërisht këto cilësi pozitive që më bënë mua t'i besoj shitjen dhe blerjen e pronës time Century 21 Adore, realizuar brenda një periudhe shumë të shkurtër kohore. Një falenderim i vecante shkon për Aidën, Fllohen, agjenten e shitjes Eda. Pa ndihmën tuaj asgjë nuk do të bëhej e mundur. Thjesht jeni të paret dhe do t'ua rekomandoja dhe të tjerëve. 

Testimonial për zyrën Century 21 Atrium

- Përshëndetje stafit të agjencisë imobiliare Century 21 Atrium. Jeni më të mirët në treg. Sinqerisht e them dhe arsye është shumë e thjeshtë pasi unë personalisht kam blerë një apartament në vendin që unë e dëshiroja dhe me cmimin që absolutisht nuk do ta gjeja në asnjë vend tjetër. Ju falenderoj shumë dhe ju uroj punë të mbarë!

Testimonial për Evisa Metaj, zyra Century 21 Atrium

- Falenderoj zyrën Century 21 Atrium për shërbimin e dhënë në gjetjen e shtëpisë time me qira si dhe faleminderit edhe agjentes Evisës e cila u tregua shumë e gatshme gjatë procesit. Gjithë të mirat.

Testimonial për Gentjan Shamku, zyra Century 21 Atrium

- Faleminderit Century 21 Atrium, vecanërisht Gentjan Shamku për shpejtësinë, korrektësinë dhe profesionalizmin që treguan në shitjen e apartamentit tim 2+1 në Ali Dem në kohë rekord.  

Testimonial për Bruno Xhaferaj, zyra Century 21 Aulona

- Sado e rëndësishme paraja, në fund të ditës ka më rëndësi të lidhësh blerësin me shitësin e duhur. Këtë më mundësoi Bruno dhe zyra C21 Aulona si ndërmjetës idealë me shërbim shumë të mirë. Faleminderit shumë!

- Faleminderit Bruno që e shite shtëpinë time në një kohë shumë të shkurtër. As vetë nuk e besoja që do të shitej kaq shpejt!

- Faleminderit për bashkëpunimin tuaj dhe profesionalizmin!

Testimonial për Erton Bushati, zyra Century 21 Bridge

- Erton Bushati është një nga agjentët më të mirë të Century 21 me korrektësi maksimale dhe përkushtim ndaj klientëve.

Testimonial për Leonard Bidaj, zyra Century 21 Bridge

- Përshtypjet më të mira për shërbimet e ofruara nga agjenti Leonard Bidaj. Na ka qëndruar korrekt për çdo pyetje dhe informacion që kemi marrë. Ju falenderojmë përzemërsisht dhe suksese të mëtejshme.

Testimonial për Valmir Sadiku, zyra Century 21 Bridge

- Nga puna që ka bërë kompania imobiliare Century  21 jemi shumë të kënaqur. Shërbim shumë korrekt dhe i saktë. Dëshirojmë të bashkëpunojmë për një kohë të gjatë. Faleminderit!

Testimonial për zyrën Century 21 CPM

- Të komunikueshëm, të duruar! Zgjedhja më e mirë! Faleminderit Irës për çdo herë që na është përgjigjur edhe jashtë orarit të punës duke u treguar e gatshme për t'ju përgjigjur çdo paqartësie që kishim. Faleminderit!

Testimonial për Century 21 Eon dhe Century 21 Eon+

- Falenderoj Century 21 Eon dhe Century 21 Eon+ që arritën të më gjejnë shtëpinë time me qira në më pak se një orë dhe ndërkohë vetë mbërrita dje në Shqipëri! I rekomandoj të dyja zyrat për këdo që do të vijë në Shqipëri! 

- Unë si qiramarrës kam mbetur tej mase i kënaqur me shërbimin e agjentëve. Serioziteti, përkushtimi dhe korrektësia ishte për t'u admiruar.

Testimonial për Arbri Shapalaku, zyra Century 21 Eon

- Unë qiradhënese dhe jam shumë e kënaqur nga agjenti Arbri Shapalaku. E ndoqi procedurën me shumë seriozitet.

- Unë si qiramarrëse jam jashtëzakonisht shumë e kënaqur nga puna që ka kryer agjenti Arbri Shapalaku. E ndoqi çështjen time me rigorozitet dhe e përfundoi me sukses!

- Vlerësoj në mënyrë të plotë dhe jam shumë i kënaqur nga agjenti Arbri Shapalaku. Më ndihmoi në realizimin e dhënies me qira të apartamentit që disponoj.

Testimonial për Doris Mara, zyra Century 21 Eon

- Unë si qiramarrëse kam ngelur shumë e kënaqur nga agjentja Doris Mara, e cila e ka trajtuar çështjen time me shumë seriozitet.

 

Testimonial për Aldo Duka, zyra Century 21 Eon

- Unë si qiradhënëse jam shumë e kënaqur me shërbimin e agjentit.

Testimonial për Karmela Halitaj, zyra Century 21 Botaniku

- E dashur Karmela, kjo kartolinë përmban imazhin e një shtepie kukullash që ndodhet në një prej muzeve të Hollandës. Thuhet se është një prej shtëpive të kukullave më të mëdha që janë bërë ndonjëherë. Duam të të falënderojmë për ndihmesën tënde në gjetjen e një shtëpie të vërtetë. Mezi presim të jetojmë në Tiranë! Të urojmë më të mirat. Edhe njëherë falëminderit. 

Testimonial për Erti Memoçi, zyra Century 21 Smart 

- Erti, përveçse ka qenë agjenti im prej vitesh është edhe agjenti më i mirë i Century 21 në Shqipëri. Një ndër njerëzit më shembullorë dhe dinjitozë në mënyrën sesi operon dhe bashkëpunon. Uroj që të gjithë njerëzit në Shqipëri të arrijnë të bëhen si Erti. Erti, vazhdo në këtë rrugë dhe çdo tullë e gur që do të investoj në Shqipëri do të jetë në duart e tua. 

- Falëminderit Erti për punën e mirë të bërë dhe arritjen me sukses të blerjes! Të uroj gjithë të mirat!

Testimonial për First Team, zyra Century 21 Smart

- Edhe pse mora oferta nga agjenci të tjera, e shita dupleksin me First Team nga C21 Smart për arsye të punës shumë të mirë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm edhe për prona të tjera. Faleminderit!

Testimonial për Alba Toska, zyra Century 21 Smart

- Për të shitur pronën time (njësi 289 m2) ju drejtova agjecive imobiliare Century21. Eksperienca ime me Albën, agjenten imobiliare të caktuar prej agjencisë, ishte jashtëzakonisht e mirë. Profesionalizmi i saj në menaxhimin e kësaj shitjeje ishte tepër efikas dhe vendimtar në mbylljen me sukses të shitjes. Falëminderit për bashkëpunimin.

- Për të marrë një ambient me qira unë iu drejtova zyrës tuaj dhe kam bashkëpunuar me agjenten Alba Toska. Ky bashkëpunim ishte tepër korrekt dhe rezultativ dhe jam shumë e kënaqur nga profesionalizmi i saj i lartë si dhe shkathtësia me të cilën operonte duke më kursyer kohë që e kisha shumë të vlefshme në rastin konkret. Falëminderit Alba!

- Po ju shkruaj në emër të Studios Arkitekturore Symbiotica për të shprehur falënderimin për gjetjen e një apartamenti me qira për një nga inxhinierët e firmës tonë, zotit Johannes Wolfgang. Kemi kontaktuar me agjenten Alba Toska që më duhet të them se ishte e aftë që në një kohë mjaft të shkurtër të na gjente ambientin që ne kërkonim. Komplimente për profesionalizmin për agjenten, si dhe besoj dhe shpresoj të kemi bashkëpunime po kaq të mira në të ardhmen.

- Këtë vit kam dëgjuar shumë raste nga të njohur të mi për të lënë shtëpi me qira dhe marrëdhëniet që ata kanë patur me agjentët e agjencive imobiliare që kanë kontaktuar. Mund të them me bindje se Alba është një nga agjentet imobiliare më të zonja që kam njohur. Kam respekt maksimal. Përsa i përket klientëve që ju ndërmjetësuat në rastin tim për lidhjen e kontratës së qirasë mund të them se janë nga djemtë më korrektë që unë kam njohur. E kam kujtuar gjithmonë shërbimin e Albës dhe e falënderoj shumë! E kam të parën në listë nëse dikush më pyet apo interesohet për të kontaktuar një agjent imobiliar. I uroj gjithë të mirat!

Testimonial për Eriola Canga, zyra Century 21 Smart

- Me Eriolën sigurova apartamentin që ëndërronim! E falenderojmë për bashkëpunimin, korrektësinë dhe profesionalizmin.

- Me Eriolën kam bërë bashkëpunime duke shitur dhe dhënë me qira apartamente. Më pëlqen, sepse është korrekte, e saktë dhe do ta vazhdoj bashkëpunimin me të edhe në të ardhmen. E falenderoj për bashkëpunimin.

- Eriola të falenderoj për apartamentin që na zgjodhe dhe na dhe mundësinë ta merrnim me qira. Jam shumë e kënaqur me asistencën dhe gadishmërine tuaj. Faleminderit!

- Jam Klient i C21 ku kam bashkëpunuar me agjenten Eriola Canga. Nëpërmjet saj arrita të blej apartamentin tim. Jam shumë i kënaqur nga shërbimi, shumë i saktë dhe i shpejtë!

 

Testimonial për zyrën Century 21 IRG

- Faleminderit zyrës Century 21 IRG për gjetjen e shtëpisë time!

Testimonial për Indrit Begeja, zyra Century 21 IRG

- Të gjitha shkuan shumë mirë. Indriti ka qenë mjaft profesional. Shumë falëminderit! 

- Jemi shumë të lumtur që transaksioni u mbyll me sukses. Ishte kënaqësi të bashkëpunonim me ju. Indriti është kujdesur për të gjitha detajet e shitjes së apartamentit tonë nga fillimi deri në realizimin e shitjes. Na këshilloi për çmimin, na shpjegoi të gjitha procedurat dhe reklamoi pronën me një përshkrim dhe foto profesionale. Ai na mbajti të azhornuar për të gjithë të interesuarit dhe më pas arriti të gjejë blerësin e duhur në një kohë shumë të shpejtë. Indriti i ndoqi të gjitha procedurat deri në mbylljen e transaksionit, gjë që na lehtësoi tejmase pasi nuk ndodheshim në Shqipëri. Shumë falëminderit Indritit dhe agjencisë tuaj Century 21 IRG. 

- Shumë falëminderit zyrës Century 21 IRG për blerjen e apartamentit tonë. Agjenti Indrit Begeja u kujdes për çdo detaj. Me shumë korrektësi u bënë të gjitha procedurat edhe pse unë ndodhesha jashtë shtetit, Indriti më mirëpriti dhe më këshilloi me shumë durim për çdo gjë duke filluar që nga nisja e fotove dhe videos së shtëpisë e deri në momentin që mbërrita në Tiranë dhe firmosëm blerjen. Falëminderit dhe njëherë dhe suksese të mëtejshme në punën tuaj!

Testimonial për Sokol Lami, zyra Century 21 IRG

- Many thanks to Sokol for organising and finding us the apartment. He is a very operative, responsible and communicative person and I appreciate that. 

- I am very happy with the service I received. Everyone was very helpful and friendly. Sokol answered all of my numerous questionss and even gave me helpful suggestions. He was very nice and knows the city very well. I would highly recommend him and Century 21 to anyone looking for a place. 

- Dear Koli, Tanya and I wish to record and express our most sincere appreciation for all your professionalism and support with respect to our rental apartment. From the very outset you were extremely helpful. You taking the time and effort to video call us to show the apartment was very important for us. We also appreciate all the follow up support you have provided. We will most certainly be recommending you and C21 to all colleagues. It has been a pleasure working with you and receiving such outstanding service, particularly when moving across continents! King regards, Gareth and Tanya

 

Testimonial për Anxhela Allajbej, zyra Century 21 IRG

- Sapo përfunduam një bashkëpunim me Anxhelën. Bravo për mënyrën si na shërbeu - me mirësjellje, korrektesë, përkushtim maksimal dhe me shumë edukatë. 

Testimonial për Enes Rustemi, zyra Century 21 Elite 

- Faleminderit Enesit, i cili pati shumë durim për të gjetur apartamentin tonë kur sapo kishim mbërritur në Shqipëri! Si apartamenti, ashtu dhe shërbimi për gjetjen e tij ishin perfekte. E rekomandoj shumë zyrën Century 21 Elite si dhe Enesin. Njerëz shumë profesionistë!

- Staf me profesionalizëm! Enxhi dhe Enes jeni shumë të mirë!

Testimonial për Marsela Mançi, zyra Century 21 Metropol

- Kur ne po kërkonim shtëpi me qera, Marsela na ndihmoi dhe na gjeti një hyrje te kompleksi Prestigj. Nga ai moment ajo fitoi respektin tonë si person, por edhe respektin për punn e saj. Tani së bashku me bashkëshortin po kërkojmë të blejmë një shtëpi, patjetër që me Marselën!  

Testimonial për Klejdi Mama, zyra Century 21 Partners 

- Bravo Klejdi! E konkluduam dhe një shitje tjetër! Më vjen mirë që po punojmë bashkë, madje dhe kolegu im që të referova ishte shumë i kënaqur. Sapo të rregulloj dhe apartamentin tjetër do të komunikojmë sërish. Faleminderit!

Testimonial për Fjordi Subashi, zyra Century 21 Royal

- Shumë falëminderit agjentit Fjordi Subashi për shërbimin dhe korrektesën. Do t'ia referoja kujtdo shërbimin e këtij agjenti!

- Shumë falëminderit Fjordi që në kohë rekord arrita të gjej shtëpinë me qira si dhe për lehtësinë në kryerjen e të gjitha vizitave në prona e në ndjekjen e procedurave. Faleminderit Fjordi!

- Më kanë bërë përshtypje korrektesa, përkushtimi dhe profesionaliteti i Fjordit! Falëminderit Fjordi që brenda 48 orëve nga takimi ynë më gjete apartamentin ideal për nevojat e mia! 

- Kemi ngelur të kënaqur nga shërbimi i Fjordit dhe zyrës Century 21 Royal! Shtëpia ishte në kushte shumë të mira dhe arredimi tepër komod. 

Testimonial për Asllan Meta, zyra Century 21 Royal

- Shumë faleminderit për punën e mrekullueshme që ke bërë. Meriton komentet më të mira për punën e palodhur dhe përpjekjet e shumta. Nuk kam fjalë të të falenderoj. Nga unë ke shumë respekte dhe e vlerësoj shumë punën që ke bërë si dhe uroj që të gjithë agjentët imobilarë të jenë si ti! Gjithë të mirat dhe shumë faleminderit!

Testimonial për Jonida Zerba & Irdi Dushku, zyra Century 21 Royal

- Jam klient i Century 21 Royal në Tiranë dhe konkretisht po bashkëpunoj me agjentët e Real Estate Jonida Zerba dhe Irdi Dushku. Dua të shpreh që deri më tani kam patur një bashkëpunim të mirë, tepër korrekt, profesional dhe etik. Shpresoj që bashkëpunimi të vijojë i tillë. 

Testimonial për Jonida Zerba, zyra Century 21 Royal

- Unë dhe bashkëshortja ime zgjodhëm të blinim një apartament në Shqipëri dhe për këtë zgjodhëm të bashkëpunonim me Jonida Zerba nga Century 21 Royal që ndodhet në Tiranë. Që në takimin e parë me Jonidën, kuptuam se ajo ishte mirë në dijeni të rastit tonë dhe përvoja e saj dëshmonte për një kompetencë të çmueshme në detyrë. Pasi i shpjeguam të gjitha kërkesat tona lidhur me apartamentin, ajo u angazhua plotësisht për të gjetur pronën e duhur për ne, që jo vetëm i përmbushte të gjitha kriteret e kërkuara, por ishte brenda buxhetit që mund të përballonim. Vetëm nga ky fakt arritëm të kursenim shumëkohë të vyer për ne. 

Ndër të tjera, Jonida fliste shumë mirë edhe anglisht, edhe frëngjisht (gjuhën tonë), gjë e cila na e lehtësoi komunikimin me të. Falë profesionalizmit të saj, disponibilitetit për të na asistuar në çdo moment (pa dyshimin më të lehtë, Jonida i përgjigjej shpejt çdo pyetjeje apo kërkese tonës) si dhe durimit dashamirës për të dëgjuar dhe plotësuar çdo kërkesë tonën, ne arritëm të gjenim apartamentin që dëshironim. 

Për këtë, Jonida na udhëzoi drejt në çdo procedurë administrative dhe bankare që duhet të ndiqnim, duke u vendosur në marrëdhënie komunikimi edhe me avokatin tonë, duke na shpjeguar në çdo moment, hap pas hapi procedurat për t'u ndjekur. 

Do të kishte qenë e pamundur për ne, pa Jonidën, që të arrinim të blinim apartamentin e dëshiruar, sidomos në një vend që nuk ndodhet në Bashkimin Europian dhe nuk ndjek të njëjtat procedura me të cilat jemi mësuar në Francë apo Europë. Kjo nënkupton që ne po bënim një hap drejt të panjohurës, ku rregullat dhe ligjet ndryshonin, prandaj ishte vetëm falë pranisë së Jonidës që arritëm të mbyllnim me sukses transaksionin. 
Kolegu i saj Irdi është gjithashtu një agjent mbresëlënës.

Në mbyllje theksoj se te dy ne, i jemi shumë mirënjohës Jonidës për ndihmën e saj të vyer gjatë blerjes së apartamentit tonë. Durimi, prania dhe mirësjellja e saj ishin garantuesit më të mirë në procesin e blerjes. Falë saj, kërkimi ynë për të blerë një apartament në Shqipëri arriti të bëhej realitet. 
Faleminderit një mijë herë Jonida! 
 

Testimonial për Erjon Lumaj, zyra Century 21 Future

-Ka qenë një kenaqësi dhe fat për mua per blerjen e një apartamenti buzë detit në Shëngjin. Por ndihmen e madhe e pata nga agjencia juaj me agjentin e respektuar Erjon Lumaj. Zoti Lumaj ka qenë i lehtë ne komunikim dhe ka respektuar kohen dhe procedurat. Ashtu si ne Evropë ku jetoj une, koha dhe rregulli respektohet shumë,gjithashtu Erjoni i ka respektuar.

 I uroj suksese Erjonit dhe century21 në te ardhmen.

Testimonial përAsllan Meta , zyra Century 21 Royal 

-Pershendetje.

Sapo perfundova nje marreveshje qeraje me agjensine tuaj. Ju falenderoj per bashkpunimin.Jam shume I kenaqur nga agjenti juaj Asllan Meta.Eshte shume I sjellshem dhe mjaf I perkushtuar. Te mbaron pune.
Falemnderit!

Testimonial për Eriola Canga, zyra Century 21 Smart

-Pershendetje.

Eriolen ma ka referuar nje mikeshe imja e cila me prezantoi disa opsione apartamentesh ne Golem sot arrita te finalizoj ne kohe record blerjen e apartamentit. Jam shume I lumtur dhe shume faleminderit Erioles.

-Per nje periudhe te gjate isha ne kerkim ten je apartament me qira deri ne momentin qe kontaktova me Eriolen, fale nje komunikimi dhe bashkepunimi ne nje periudhe te shkurter arrita te gjej apartamentin qe me pershtatej me kerkesat e mia.

-Pershendetje Century 21.Sapo kam perfunduar blerjen e nje prone ne bashkepunim me Eriolen, agjenten tuaj.Jam shume e kenaqur nga angazhimi dhe perkushtimi I treguar gjate rrugetimit tone pegjate kesaj periudhe ne gjetjen e apartamentit. E falenderoj shume per gaditshmerine e treguar.Faleminderit Eriola!

-Pershendetje, sapo perfundova blerjen e nje prone per prinderit e mi ne bashkepunim me agjenten Eriola per te cilen jam vertet I kenaqur pasi e ka ndjekur si procedure deri ne fund. Vertet faleminderit!

-Pershendetje.

Eriolen e kam gjetur rastesisht por ndonjehere rastesia sjell doemosdoshmeri eshte nje vajze shume punetore, shume e zonja ne punen qe ben, teper kembengulese dhe e afte.Qelluam menjehere ne te paren ku sapo mbyllem nje kontrate qiraje qe ja vlen. E falenderoj!

-Pershendetje.

Dje per ne miku im kishte pergatitur shtepi per ne, por do te na duhej te largoheshim diten tjeter. Na duhej te merrnim nje vendim shume shpejte.

Keshtu ju falenderoj shume Eriola per perpjekjet qe ben per te na gjetur apartamentin. Ti je vertet nje agjente shume e mire ne industrine imobiliare.

Te uroj nje dite te mbare, Eriola!

Testimonial për Ylvi Cifliku, zyra Century 21 Adore

- Ilvin e kishit shume agjent te mire, me ka ndihmuar shume. Mendoj se me ka gjetur zyre ne vend te mire.

Ju pershendes dhe falenderoj.

- Agjenti (Ilvi) me te cilin bashkepunova kete here ishte shume profesional, i gatshem, i thjeshte ne komunikim dhe frytedhenes ne punen e tij.

Faleminderit prej teje dhe Ilvit.

Testimonial për Desara Tafilaku, zyra Century 21 Metropol

"I want to advise you Desara as a good specialist. She quickly found us an apartment that we needed and after that she helped us solve all the issues, since we are not local. We will definitely turn to her again, my recommendation!"
- Iryna Fedchuk

Testimonial për Jurida Hoxha, zyra Century 21 Metropol

Pershendetje:),
Po ndalem pak minuta per t'ju thene edhe njehere faleminderit per gjithe suportin dhe punen e ndjekur me korrektesi nga ana juaj per blerjen e shtepise. Nje falenderim i vecante shkon per Juriden e cila thote 10 muaj por kam idene akoma me shume :) qe kemi nisur te pyesim e kerkojme per shtepi.
Gjithmone e kujdesshme te ndante me ne cdo info mbi listime te reja qe asaj i dukeshin te pershtatshme per ne, nuk pertoi asnjehere te na shogeronte ne cdo orar ne prone.
E di qe te kemi munduar pak, por mendoj qe ja vlejti :)
Mua personalisht, me gjithe ngarkesen qe kam ne punen time ma ka bere cdo vizite me te lehte duke me lene te kuptoj qe nuk “bezdisej ne asgje moment. 
Gjithmone pergjigje te shpejta.

Testimonial për Alda Kryemadhi, zyra Century 21 Impact

"Une kam te pakten 3 muaj qe po kerkoja nje apartament qe te kenaqte pritshmerite e mija. Kam kontaktuar me disa agjensi dhe shume agjente te tyre, pergjithesisht te sjellshem, te dedikuar po asnje si Alda. Per mua eshte ne top te te gjithe agjenteve qe kam takuar. E komunikueshme, e qeshur, e papertuar ne cdo ore dhe shume eficente. Nese do te doja te blija nje prone tjeter Alda do ishte personi i pare qe do kontaktoja." 

Testimonial për Alda Kryemadhi, zyra Century 21 Impact

"Une jam shume e kenaqur nga bashkepunimi me Century 21 sidomos  me agjenten Alda Kryemadhi pasi esht nje vjaze me shpirt luftues qe merr ate qe do por dhe jep maksimumin qe secili nga ne te mbetet e kenaqur. Eshte e sjellshme dhe ne cdo pyetje qe ti ke Alda eshte e gatshme te te japi pergjigjen qe duhet. Jam shume e kenaqur qe kemi bashkepunuar bashk per shitjen e prones tone, nje Falenderim i madh shkon per Alden."

Testimonial për Oksana Genkina dhe Fjordi Subashi, zyra Century 21 Oksford

That is the best organized Real Estate Аgency I have ever seen. Great environment, international crew-professional and nice people, clean and beautiful office set up. Oksana and Fjordi care about their clients a lot, sometimes even after hours.
Frendly and sincerely aproach to everyone who ask advice, help and recomendations conserving business points with their huge experience to get a mutual success.

Testimonial për Klajdi Peçi, zyra Century 21 Oksford

Dëshiroj të falenderoj z. Klajdi Peçi për përkushtimin dhe asistencën e pakursyer në përmbushjen e kërkesës sime në kohë reale. Gjithmonë i gatshëm në zgjidhjen e situatave mes palëve (qiramarrës/qiradhënës) dhe aftësi komunikimi etiko- profesionale të shkëlqyera. Sigurisht që nga gjithë eksperiencat e mëparshme, do rekomandoja z. Klajdi Peçi, si agjentin e duhur dhe më profesionalin.

Testimonial për Klajdi Peçi, zyra Century 21 Oksford

Falenderoj agjentin Klajdi Peçi për profesionalizimin dhe komunikimin korrekt përsa i përket interestit ndaj blerjes se një prone. Padyshim që do e rekomandoja pa hezitim, si njeriun e duhur në fushën imobiliare. 

Testimonial për zyrën Century 21 Oksford

Shërbimet janë të nivelit të lartë. Ndihme shumë e shpejt për të gjetur apartamente të përshtatshme me një çmim të volitshëm. 

Testimonial për zyrën Century 21 Oksford

Faleminderit për shërbimin tuaj djema! Staf shume profesional, cdo gje eshte bere ne kohe, te gjitha dokumentat jane ne rregull dhe sipas ligjit!

Testimonial për Oksana Genkina, Century 21 Oksford. 

Faleminderit shumë Oksana! Një mijë herë tashmë e lumtur që ne iu drejtuam juve. Ju bëtë një punë të shkëlqyer.

Testimonial për Borana Gjikolaj, Century 21 Oksford. 

Kisha një shtëpi me qira, kështu që më duhej një agjent për ta bërë atë. U njoha me C21 Oxford në internet dhe kontaktova Boranën, e cila është agjente e C21 Oxford. E dija që në momentin që e takova se ajo mund të më merrte shumë për apartamentin, por kurrë nuk e kisha menduar se do ta bënte këtë në më pak se 24 orë. Shkurtimisht, nëse keni nevojë për një konsulent imobiliar, Borana është zgjedhja e dukshme.

Testimonial për zyrën, Century 21 Action.

Pershendetje Century 21 Action. Nepermjet ketije testimoniali dua te shpreh konsideraten time per bashkepunimin me ekspertin imobiliar Andi Labinoti dhe zyren e tije Century 21 Action me broker Znj. Nertila . Vlersoj dhe çmoj punen profesionale qe ka bere Andi Labinoti ne kete transaksion sepse sinqerisht eshte ne nivel nderkombetare dhe pa frike them ge konkuron dukshem me koleget qe jetojne dhe veprojne ne Zvicerr, Gjermani, France apo dhe ketu ne Usa Duke mos dashur te zgjatem shume : jemi falenderues si familje sepse qe nga telefonata e pare, menyra se si na dha sqarimet e para te nevojshme, rendesija qe i dha takimit, kohen ne dispozicion per cdo pyetje, takimin per te pare pronen nga afer, informacionet reale dhe te pa fshehura te prones, dhenja e informacionit per tregun imobiliar ne kerkes - ofert e cila na sherbeu qe te zgjerojme diapozonin tone per Shqiperin, kontakti i vazhdueshem, asistenca noteriale qe ishte e jashtezakonshme  dhe deri ne mbyllje te kontrates, na bene qe te ndjehemi vertet « klient mbret » Sic ma kane referuar po ashtu ja referoj cdo miku apo familjari. Faleminderit shume per bashkepunimin dhe se shpeiti ne transaksione te reja! Me rrespekt, L & R Shehu

Testimonial për  zyrën Century 21 Oksford

Ekipi i super profesionistëve! Dhe njerëz shumë miqësorë dhe të ndershëm! Unë rekomandoj - të shpejtë, me cilësi të lartë dhe humane!

Testimonial për  Asllan Meta, konsulent imobiliar pranë Century 21 Royal. 

Përshendetje, Dua të ndaj eksperiencën time të bashkëpunimit me një nga konsulentët e kompanisë tuaj, për gjetjen e një shtëpie me qira. Asllan Meta është konsulenti imobiliar, i cili i vendosur dhe i përkushtuar për të më ndihmuar, më dha opsionet dhe këshillat më të mira duke u përputhur plotësisht me kërkesat e mia. Asllani, në mënyrë tejet profesionale ndoqi të gjithë hapat proceduralë deri në lidhjen e kontratës dhe marrjen në dorëzim të çelësave të shtëpisë. Nisur nga eksperienca e gjatë e Asllanit si konsulent imobiliar, çdo gjë shkoi mirë dhe u përfundua shumë shpejt. Në vijim, sigurisht që do jetë kënaqësi për të bashkëpunuar sërish dhe me vendosmëri e sugjeroj Asllanin si konsulent, te persona të tjerë.  Me respekt dhe konisderata për punën tuaj,  Editë Palnikaj

Testimonial për  Erton Bushati, konsulent imobiliar pranë Century 21 Bridge. 

Nga agjentët më të mirë të C21Bridge me korrektësi maksimale dhe pvrkushtim ndaj klienteve. Suksese të mëtejshme, Shpresa Milla.

Testimonial për shërbimin e stafit te Century 21 Bridge.

Përshtypjet më të mira për agjensinë, për gjithë stafin dhe në vecanti për agjentët Erton Bushatin,Gazmir Sheme, Jona Cullhai dhe menaxheren Elida Radoniqi për korrektësinë dhe shërbimin maksimal dhe përkushtimin e veçantë ndaj klientëve. Suksese të mëtejshme, Shpresa Milla.

Testimonial për Lorina Rada, konsulente imobiliare pranë Century 21 Smart. 

Pershendetje Century 21! Une jam Arben Manaj dhe ju shkruaj nga Londra!
Eshte hera e dyte qe si agjente imobilare kam pasur Lorina Raden e cila ka qene e jashtezakonshme ne cdo sekonde te bashkepunimit tone per shitjen e dy pronave te mija!
E them pa hezitim dhe me krenari qe ne Shqiperi tashme ka profesioniste te nje kalibri te tille qe do outsmart-nin edhe shume homologe te tyre, me te cilet kam pasur marredhenie personale pune ne Angli per pronat e mija!
Jam i sigurt qe jo vetem une si shqiptare, por edhe nje i huaj do ndihej i lumtur jo vetem ne efikasitetin, etiken profesionale por edhe komunikimin ne Anglisht te Lorit!
Sa here kemi komunikuar, kur une kam pasur paqartesira, keqinformime te natyrshme apo edhe dyshime se si funksionojne dhe jane praktikat imobilare ne Shqiperi, Lorina me nje durim te admirueshem dhe qetesi impresionuese me ka shpjeguar dhe bindur ne avancimin tim drejt kryerjes se transaksioneve!
Ne retrospektive edhe them sinqerisht qe ndihem keq qe ndoshta i'a kam bere jeten disi ose ndoshta shume te veshtire Lorit, per shkak te largesise, por edhe mosperditesimit tim sa duhet me praktikat e Shqiperise ne fushen e shit-blerjes se pronave!
Po perfundoj me sukses dy shitje dhe merita dhe durimi eshte i Lorit! Jam i bindur qe do duhet te jeni krenar si agjensi imobilare me ekselencen dhe profesionalizmin e Lorit, te cilen do dua ta falenderoj pafund dhe perzemersisht per gjithshka ka bere per mua personalisht, por jam i bindur per gjjthe klientet me te cilet ajo punon! Mirenjohje pa limit per te! Thank you ever so much dear Lori! Me respekt, Arben Manaj, Londer.

Testimonial për Kristjana Marku, konsulente imobiliare pranë Century 21 Bridge.

Pershtypjet e mia vecanerisht perqendrohen ne mirsjelljen e Kristjanes,durimin e saj dhe buzeqeshjen me te cilen shoqeron cdo kerkese te klientit. Zyra e Blerines gjithsesi per mua personalisht ka qene pergjate shume viteve,e vetmja gje qe ka ofruar jane zgjidhjet dhe propozimet me te mira,me staf teper professional dhe te perkushtuar,duke menduar realitetin ku jetojme dhe punojme pa asnje medyshje i jap noten 10 ne vleresim. Elona Agolli

Testimonial për Jona Cullhai, konsulente imobiliare pranë Century 21 Bridge.

Përshtypjet e mia për agjensinë  janë   nga më  të shkëlqyerat,në  vecanti për agjenten Jona Cullhai e cila më ka mbështetur në cdo moment të lidhjes së kontratës së  qerasë.Me mbështetjen e saj u bë gjithcka dhe më e lehtë  për të arritur në një  rezultat sa më pozitiv. I uroj nje karrierë  sa më të gjatë  në profesionin e saj dhe susksese te mëtejshme. Me respekt, Glodian Dauti

Testimonial për Ester Subashi, konsulente imobiliare pranë Century 21 Oksford.

Me këtë agjenci u njoha nëpërmjet Ester Subashit, e cila më kontaktoi në mënyrë proaktive në një grup në facebook, kur shpreha interesin tim për pronat e paluajtshme në Shqipëri. Esterit m'u duk aq bindëse dhe e besueshme, saqë përfundova duke blerë një apartament në Tiranë. Sapo bëra pagesën përfundimtare në llogarinë e noterit. Unë jam dëshmitar se si Ester më kaloi në çdo fazë të këtij procesi blerjeje jashtë shtetit. Jam i sigurt se pa udhëzimin profesional të Esterit, nuk do të përfundoja duke blerë këtë pronë. Ajo tani po më ndihmon të përfundoj procesin e mbetur. Më bëri përshtypje profesionalizmi, marketingu dhe aftësitë ndërpersonale të Esterit. Nuk do të hezitoj t'ia rekomandoj Ester Subashin kujtdo që është i interesuar të blejë ndonjë pronë në Shqipëri. Faleminderit Ester.

Testimonial për Xhesika Dema, konsulente imobiliare pranë Century 21 New Day. 

Përshëndetje, unë jam Roger nga Suedia. Unë dhe gruaja ime sapo blemë një apartament në Durrës me ndihmën e agjentes Xhesika Dema dhe jemi shumë të kënaqur me shërbimin dhe ndihmën e saj. Ne jemi shumë të lumtur për gjithë ekspertizën dhe ndihmën që kemi marrë dhe me të vërtetë duam t'ua rekomandojmë atë të tjerëve.Faleminderit shumë Roger & Malin Olsson nga Suedia.

Testimonial për Eriola Canga, konsulente imobiliare pranë Century 21 Smart.

Po shperngulem nga Brazili ne Tirane dhe per kete u ndihmova asistova nga Eriola, ajo mundi te gjente vendin perfekt per mua dhe familjen time (duke perfshire edhe qenin tim!) Me asistoi gjate gjithe procesit dhe iu pergjigj shume shpejt te gjitha pyetjeve dhe kerkesave te mia. ! Një nga agjentët më të mirë që kam pasur deri më tani! Kam kontaktuar me agjentë të ndryshëm nga C21, por Eriola bëri diferencen për mua dhe familjen time, kështuqe dua ta falenderoj Eriolen që më ndihmoi të gjeja vendin më të mirë! Henrique Chelotti Duarte

Testimonial për Eriola Canga, konsulente imobiliare pranë Century 21 Smart.

Jam trajtuar nga agjentja  Eriola Canga. Ajo ishte shumë e gatshme dhe e durueshme edhe pse nuk dija asgjë për Tiranën, më ndihmoi dhe tregoi shumë ndjeshmëri dhe vullnet! Unë i rekomandoj shumë shërbimet e saj! Pershendetjet e mia. Nathália Kastro

Testimonial për Erti Memoci, konsulent imobiliar pranë Century 21 Smart.

Ekip profesionistësh! Kërkoja një apartament në Tiranë, falë Ertit gjeta një apartament ideal! Shumë faleminderit

Testimonial për zyren operative,  Century 21 Smart.

 Konsulentet me te mire ne qytet! Gerandi Matraku

Zyre e zgjuar, njerez te zgjuar, sherbim i zgjuar! Adle Dyrrah

Sherbim miqesor! Lena Helfinger

Testimonial për Xhesika Dema, konsulenet imobiliare pranë Century 21 New Day. 

Përshëndetje të gjithëve! Takova rastësisht Xhesikën. Ajo doli të ishte një profesioniste e shkëlqyer. Ajo është një person me të cilin është e këndshme të punosh dhe të jesh mik. Faleminderit për punën tuaj. Nëse dua të blej sërish një apartament, do të kontaktoj vetëm Xhesikën!     Klienti: Илья Солодов

Testimonial për Adelina Mahmutaj, konsulenet imobiliare pranë Century 21 Cooperate. 

Në tetor më duhej të gjeja 75 apartamente në Shqipëri brenda 24 orëve. Kjo grua e mrekullueshme jo vetëm që mori përsipër detyrën, por beri te pamunduren duke më ndihmuar të lundroja në këtë projekt madhor në një vend për të cilin dija pak, nuk e flisja gjuhën dhe isha e re në praktikat e ndryshme kulturore të biznesit/jetës. Ajo jo vetëm që e bëri të gjithë këtë në mënyrën më profesionale, por gjithashtu më shoqeroji me makinë për orë e për javë të tëra, hapi shtëpinë e saj kur udhëtimi im kërkoi zgjatje kohe dhe u bë motra ime. Unë nuk mund ta imagjinoj jetën time pa të dhe jam aq e impresionuar me gatishmërinë e saj për të
ndihmuar jetën e qindra refugjatëve (dhe mua). Bota ka nevojë për më shumë Adelina. Klienti: Lindsey Baldwin. 

Testimonial për Oksana Genkina, Broker  pranë Century 21 Okford. 

Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë për ndërmjetësin Oksana Genkina për profesionalizmin, mirësjelljen, njohurinë e qartë të tregut të pasurive të paluajtshme, aftësinë për të kuptuar klientin dhe për të gjetur opsionet e duhura për të. Dhe për t'i bërë të gjitha këto kaq shpejt dhe në nivelin më të lartë të mirësjelljes. Ne i jemi shumë mirënjohës Oksanës për gjithçka që bëri për ne, ajo jo vetëm që na ndihmoi të blinim një apartament (një apartament të mrekullueshëm) në një vend ku nuk e kemi bërë njohim këdo, por gjithashtu na bëri të dashurohemi me këtë vend, bëmë miq të rinj, njohje dhe tani mezi presim se kur mund të jetojmë përgjithmonë në atdheun tonë të ri. Dhe për të gjitha këto i jemi mirënjohës Oksanës. Prosperitet për ju, sukses i madh në biznes dhe shumë klientë mirënjohës .Me gjithë përgjegjësinë, nga përvoja ime, rekomandoj të bashkëpunoj me ndërmjetësin Oksana Genkina