Apartament 2+1 në shitje – Rezidencë moderne në Institut, Kamëz - Century 21 Albania
Tirana Albania
ID e Pronës: astoria138194

Apartament 2+1 në shitje – Rezidencë moderne në Institut, Kamëz

77,235 €

Sip. Totale  83m2

Sip. e brendshme  69m2

Dhomat e gjumit  2

Kati 3

Statusi  Në ndërtim

Lloji  Apartament

Shikime:21

Ka hipoteke: Në proces certifikimi

Në dispozicion

Përshkrim

Ofrohet për shitje një apartament 2+1 në një projekt rezidencial cilësor në zonën e Institut, Kamëz. Objekti është në fazat e fundit të ndërtimit dhe pritet të përfundojë brenda pak muajsh, duke garantuar standarde moderne ndërtimi dhe komoditet maksimal për banorët.

Godina është 9 kate e lartë, me një sipërfaqe totale ndërtimi prej 4518 m², e konceptuar për të ofruar ambiente funksionale dhe të mirëorganizuara.

Sipërfaqet:

Sipërfaqe totale: 82.9 m²
Sipërfaqe e brendshme: 68.5 m²
Sipërfaqe e përbashkët: 11.2 m²
Verandë: 3.2 m²

Fasada e objektit është e projektuar me thyerje të shumta dhe dritare të larta, duke krijuar një pamje moderne dhe elegante. Ajo është trajtuar me kombinime materialesh të ndryshme dhe e veshur me sistem kapot (polisterol), duke siguruar izolim shumë të mirë termik dhe efikasitet energjetik.

Apartamentet përfitojnë ndriçim natyral të bollshëm dhe fushë-pamje falë verandave dhe ballkoneve të projektuara me kujdes. Përreth objektit është menduar një shëtitore, e cila rrit ndjeshëm cilësinë e jetesës dhe i shton vlerë njësive të shërbimit në katin përdhe, me akses direkt nga rruga kryesore.

Një mundësi ideale për banim komod ose investim në një zonë në zhvillim të shpejtë, me akses të lehtë drejt Tiranës dhe faciliteteve kryesore.

Informacioni i pronës

Ashensor: Po

Tualetet: 1

Vendodhja ne Harte
Interest Rate Image

Pyesni për këtë pronë

Të interesuar për këtë pronë? Plotësoni formularin e mëposhtëm dhe ekspertët tanë të pasurive të paluajtshme do t'ju kontaktojnë për më shumë detaje, duke përfshirë shoqërimin në pronë dhe përgjigjen e çdo pyetjeje që mund të keni.

Emri

Mbiemri

Adrese Email

Numër Telefoni

Mesazh

Llogaritni normën tuaj të interesit

Përcaktoni sa interes do të paguani për kredinë ose kursimet tuaja me këtë mjet të lehtë për t'u përdorur.

Çmimi i shitjes

Parapagim

Afati i kredisë (vite)

Interesi