GODINË BIZNESI PËR QIRA PRANË UNAZËS SË TIRANËS - Century 21 Albania
Përshkrim

Japim për qira një godine biznesi disa kate të vendosur ne afersi te Unazes se Madhe te Tiranes, ne hyjen perendimore te qytetit.

Objekti shfaqet i privilegjuar sepse rrethohet perimetralisht nga kater rruge, te cilat kane lidhje, si me rruget qe takojne rrugen interurbane kryesore, por edhe me rruget dytesore.

Objekti eshte projektuar nga nje prej studiove me te njohura e cila ka projektuar disa nga objektet me elitare ne Tirane. Ndërtimi është i ri dhe ne te jane zbatuar standartet me te larta. Gjithashtu ka nje fasade termike te realizuar nga nje prej kompanive prestigjoze nderkombetare me qender ne Gjermani “WICONA”.

Objekti ka nje siperfaqe ne katet mbi toke 4434 m2 + 186 m2 verande te organizuara ne 8 kate dhe 2 kate nentoke, ku është mundësia për t'u zgjeruar deri në 1,550 m2 shtese, të cilat mund të përdoren si magazinë apo parkim.

Te gjitha katet jane te projektuara dhe kane te instaluar rrjetin elektrik, hidraulik dhe kondicionimit.
Kati i fundit ka te projektuar dhe te instaluar te gjithe rrjetin elektrik, hidraulik, kondicionimit te pershtatshem per bar restorant me ambient te te mbyllur dhe te hapur.

Vendndodhja është shumë e pëlqyer, dukshmëria e lartë, hyrja e shpjetë dhe e lehtë në rrugët kryesore të qytetit, planimetria e rregullt e bejne kete objekt teper te pershtatshem zyra biznesi, hotel, institucion arsimor, institucion bankar, spital, klinikë mjekësore, etj.

Për më shumë të dhëna më kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

4476 m2

Sip. e brendshme:

4434 m2

Tualetet:

32

Lloji:

Office

Statusi:

New

Availability:

Available

Website Views:

380

Dokumentacion:

Ka hipoteke


Vendndodhje

Adresa: prane Unazes se Madhe te Tiranes, Casa Italia

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin