Jepet me Qira Ambjent Biznesi tek ATSH - Century 21 Albania
Përshkrim

Jepet me qira ambjent biznesi tek ATSH, brenda unazes se vogel, shume prane qendres se Tiranes me nje pozicion strategjik shperndarje, dhe hapesira parkimi

Ka nje siperfaqe te brendshme 385 m2 i organizuar shume mire ne 6 ambjente pune te ndara me vetrata xhami, te cilat aktualisht funksionojne si zyra dhe nje pjese si magazine dhe linje prodhimi. Zona ne te cilen ndodhet ambjenti e ben lehtesisht te aksesueshme dhe te pershtatshme per shumellojshmeri te ndryshme biznesi.

Ambjenti ka nje hyrje te vecuar, shume funksionale nga pjesa ballore e pallatit me nje hapesire te madhe perpara saj, cka ofron edhe mundesinè per dy poste parkimi perpara hyrjes. Eshe nje prone e investuar shume mire ne sisteme aspirimi kondicionimi. Me sistem elektrik industrial, ku te gjitha ambjentet jane te pajisur me sistem furnizimi mbrojtese me UPS dhe gjenerator. Monitorohet gjithashtu me sistem kamerash etj...

Eshte e pershtatshme per tipologji te ndryshme biznesi, si pike magazinimi, pike shitje, supermarket, studio dizajni, projektimi, poste private, sherbim katering, ambjente frigoriferike, zyra. Eshte perfekte per rrobaqepesi, qender laboratorike, diagnostikuese si edhe laborator dentar etj.
Ne kete ambjent ofrohet gjithashtu mundesi zgjerimi ne siperfaqe deri ne 750 m2, ne varesi te kerkeses se klientit.
Gjithashtu ofrohen 2 deri 5 vende parkimi shtese ne katin -2 te pallatit, kjo ne varesi te siperfaqes se marre me qera.

Ne cmim nuk jane te perfshire taksat!

Per cdo informacion te metejshem dhe per nje vizite ne prone na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

385 m2

Sip. e brendshme:

385 m2

Tualetet:

2

Lloji:

Multipurpose space

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

340

Dokumentacion:

Ka hipoteke


Vendndodhje

Adresa: ATSH

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin