JEPET KAPANON ME QIRA NE AUTOSTRADEN TIRANE-DURRES, VORE - Century 21 Albania
Përshkrim

Jepet me qira kapanon prane mbikalimit te Vores.

Kapanoni ndodhet ne nje zone industriale shume te pershtatshme per zhvillimin e llojeve te ndryshme te bizneseve.
Ka nje siperfaqej trualli prej 3525m2, mbi te cilin jane zhvilluar 1360m2 ndertim te organizuara ne dy kate, perkatesisht me siperfaqe 680m2 per secilin kat.
Kati 0 dhe kati 1 lidhen me ane te nje ashensori teknik 1.5 ton.
Hapesira e zyrave ka nje siperfaqe prej 240m2 dhe eshte e organizuar ne 3 kate me siperfaqe 80m2 per secilin kat. Zyrat jane te stilit neoklasik ku sigurojne komodite per punonjesit me hapesira te vecanta si: ambiente per mbledhje, zyra pune, ambiente te shfrytezyeshme ne favor te veprimtarise se punes, tualete etj.
Kati i trete eshte pershtatur ne nje ambient kuzhine dhe sallon, nje dhome gjumi dhe nje tualet.
Lartesia e kapanonit eshte 12m, 6m kati 0 dhe 6m kati 1.
Ndertimi eshte i ri i me nje cilesi shume te larte konform te gjithe standarteve EU.
Hapesira e oborrit eshte rreth 1500m2 e cila sherben per vendparkim per mjetet e transportit apo dhe magazinim te jashtem.
E gjithe prona eshte e rrethuar dhe ka 3 porta hyrese me akses per kamion.
Prona mbulohet me sherbim te plote te rrjetit energjitik dhe te ujesellesit.

Objekti eshte i pershtatshem per shumllojshmeri aktivitetesh biznesi.


Per me teper informacion apo nje vizite ne prone ju lutem na kontaktoni!


Informacion
Sip. Totale:

3525 m2

Sip. e brendshme:

760 m2

Dhomat e gjumit:

2

Tualetet:

5

Lloji:

Warehouse

Statusi:

New

Availability:

Available

Website Views:

561

Dokumentacion:

Ka hipoteke


Vendndodhje

Adresa: MBIKALIMI VORES, Autostrada Tiranë - Durrës

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin