Vilë për qira pranë TEG - Century 21 Albania
Përshkrim

Japim vilë me qira pranë TEG.

Vila ndodhet në një Rezidencë të re të sapo përfunduar, me akses të shpejtë në rrugën kryesore, në një nga zonat më të preferuara dhe elitare e cila karakterizohet nga komplekse rezidenciale vilash, larg zhurmës dhe kaosit urban, në mes të gjelbërimit, ajrit të pastër e qetësisë.

Organizohet nga tre kate në të cilat janë katër dhoma gjumi, katër tualete, një lavanderi, një zyrë pune, një ambient për palestër, sallon i madh me dalje në verandë dhe oborr i bollshëm.
*Aksesi i tarracës së gjelbëruar dhe me tendë është me shkallë të dedikuara.

Karakteristikat:

- Oborri, verandat dhe tarraca e vilave e projektuar dhe e gjelbëruar nga studio e njohur Italiane Sandrini, bodrumi me dritë natyrale, oxhak druri i përfunduar shumë cilësor. Komplet fasada me vetrata alumini dhe xhama tripleks.
- Ndriçimi i përfunduar në çdo detaj i realizuar me ndriçues LED të markave Philips.
- Sistem kondicionimi i përfunduar me Chiller Daikin inverter i kombinuar me panelet diellore me efikasitet shumë të lartë në ruajtjen e ngrohtësisë së ujit sanitar.
- Tualete të përfunduara në çdo detaj dhe me ngrohje elektrike nga dyshemeja. E gjithë vila është e shtruar me parket druri inxhinierik.
- Hyrja në vilë mundësohet nëpërmjet kartave të personalizuara smart të teknologjisë RFID.
- Pishinë e përbashkët vetëm për banorët e rezidencës.
- Mirëmbajtje e ambienteve dhe mundësi për shërbime të personalizuara.

Për informacione të mëtejshme, ju lutem më kontaktoni.


Informacion
Sip. Totale:

600 m2

Sip. e brendshme:

480 m2

Dhomat e gjumit:

4

Tualetet:

4

Dhomen e ndenjes:

1

Kati:

3

Lloji:

Villa

Statusi:

Used

Availability:

Available

Website Views:

587

Dokumentacion:

Ne proces hipotekimi


Vendndodhje

Adresa: Qendra Tregtare TEG

Qyteti: Tirana


Kontakto Agjentin